Nënshkruhet marrëveshja mes Gjermanisë dhe Shqipërisë për njohjen e patentave

12 Prill 2022 | 11:53

Shqipëria dhe Gjermania kanë nënshkruar një marrëveshje të përbashkët ditën e sotme në Tiranë, e cila i hap rrugës njohjes reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasada gjermane në vendin tonë, e cila njofton se marrëveshja është firmosur nga Sekretari Parlamentar i Shtetit pranë Ministrisë Federale për Zhvillimin Digjital dhe Infrastrukturën  Oliver Luksic, MdB, dhe Ministrja për Energjinë dhe Infrastrukturën, Belinda Balluku.

Rregullat e reja hyjnë në fuqi më 1 qershor 2022, dhe vlen për shtetasin me residence në Gjermani.

Zotëruesit e një lejeje drejtimi të kategorive A, A1, A2, B, BE, C, C1, C2, D, D1, D2 (motorr, veturë, kamion, autobuz), të lëshuara pas datës 24 janar 2017, mund të bëjnë konvertimin pa qenë nevoja e një provimi të ri.

Kjo marrëveshje do të krijojë mundësi për shqiptarët që të kenë një akses të sigurt ligjor në tregun e punës, për të cilin shpesh leja e drejtimit të automjeteve është kriter i rëndësishëm.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026