Shqipëria dhe Kosova dënojnë aktin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës

22 Nëntor 2020 | 18:18

Shqipëria dhe Kosova përmes një deklarate të përbashkët kanë dënuar procesin e fshirjes së qëllimshme nga Serbia të adresave të shqiptarëve, të cilët jetojnë në Luginën e Preshevës, Bujanoc e Medvegjë.

Dy ministrat e Jashtëm, Genc Cakaj dhe Meliza Haradinaj Stublla dënojnë këtë akt, ndërsa shprehen se Serbia po cenon rëndë liritë themelore të shqiptarëve.

 “Kjo praktikë shtetërore e zbatuar në mënyrë krejtësisht arbitrare dhe të qëllimshme përbën edhe një formë të re të shtypjes së ushtruar ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Prandaj, ndërsa ne e dënojmë fuqimisht këtë praktikë institucionale, u bëjmë thirrje autoriteteve të Serbisë ta ndërpresin menjëherë punën sistematike për pasivizimin e adresave të shqiptarëve. Kjo praktikë shtetërore nuk dëmton vetëm të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, por është edhe një shpërfillje e plotë të standardeve demokratike në përgjithësi”, thuhet në deklaratë.

Dy ministrat u bëjnë thirrje institucioneve ndërkombëtare të marrin masa dhe të frenojnë këtë akt të padrejtë të Serbisë kundër shqiptarëve. Gjithashtu, Shqipëria dhe Kosova theksojnë se janë dhe do mbeten të përkushtuara për thelluar procesin e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor, por shtojnë se gjithçka fillon me njohjen reciproke.

127147208_2782390078697282_1468260727028622836_o_1.jpg

 “Kosova dhe Shqipëria mbeten të përkushtuara për thellim të bashkëpunimit rajonal dhe besojnë thellësisht në të ardhmen evropiane të të gjithë Ballkanit Perëndimor. Sidoqoftë, duhet theksuar se përpara së gjithash, kjo nënkupton njohje të ndërsjellë, trajtim të barabartë dhe respektim të plotë standardeve demokratike”, përfundon deklarata.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026