Shqipëria fiton në 25 prill

22 Prill 2021 | 17:40

Unë i jam mirënjohës qytetarëve dhe të gjithë strukturave të Partisë Demokratike që më zgjodhën deputet në Pogradec.

Unë i jam mirënjohës përjetë dhe kurrë nuk mund të shlyej këtë borxh për respektin, fuqinë, energjinë dhe guximin që më dhanë mijëra qytetarë e demokratë kur më mbështetën duke protestuar në kohën kur unë isha në burg përballë Drejtorisë të Policisë, pas arrestimit që Rilindja më bëri vetëm se protestuam tek Unaza.

Unë nuk u bëra demokrat kur u zgjodha deputet por unë kam lindur demokrat dhe u bëra deputet.

Karriera ime politike është si treni pa frena, askush nuk mund ta ndalojë apo t’i dalë përpara.

Partia Demokratike me Lulzim Bashën në krye me 25 prill do të fitojë në çdo cep të Shqipërisë dhe Rilindja do të shkërmoqet dhe do të pësojë humbjen më të thellë në histori.

*Mendimet e shprehura në rubrikën Këndvështrime i përkasin vetëm autorit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zgjerimi i Bashkimit Europian me vende të reja, si t’i jepet fund pritjes?

Nga Vincenzo Genovese Vendet aspirante për anëtarësim në Bashkimin Europian nga Ballkani Perëndimor janë përballur me vonesa shumëvjeçare në rrugën e tyre drejt BE-së. Në...
16:24 | 28/10/2025

Çfarë po ndodh me paratë e ngrira ruse dhe pse BE-ja nuk po ia jep dot Ukrainës?

Nga Jorge Liboreiro & Mared Gwyn Jones Një plan i guximshëm për të përdorur asetet e ngrira të Rusisë për të dhënë një hua prej...
16:22 | 26/10/2025

Plani i ri i Brukselit për mbrojtjen

Me planin e saj për mbrojtjen, Komisioni Evropian synon të rrisë prodhimin evropian të sistemeve të armëve, por NATO do të mbajë kontrollin operacional. Komisioni...
20:31 | 16/10/2025