English

Shqipëria do t’u drejtohet tregjeve të reja për drithëra, thotë Tarelli

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Franca, Kanadaja dhe Argjentina janë tregjet e reja të cilave do t’u drejtohet Shqipëria për të garantuar furnizimin me drithëra.

- Advertisement -

Këtë e tha për emisionin “Mirëmëngjes”, Drejtori i Përgjithshëm i Politikave të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore dhe Zhvillimit Rural, Irfan Tarelli.

Intervista e plotë:

A ka vend për panik pasi kemi parë që qytetarët po blejnë masivisht miell?

Unë mendoj që nuk ka aspak vend për panik. Së pari rezervat e grurit dhe të miellit të importuara që më parë janë të mjaftueshme për të garantuar një furnizim të tregut dhe e dyta importet e këtyre produkteve vazhdojnë pa asnjë ndërprerje. Në këtë kuptim gjithë popullsi duhet të jetë e qetë dhe e garantuar që këto produkte nuk do të mungojnë në treg.

Pas kësaj situate a do ndryshojnë politikat për të mbështetur prodhimin vendas?

Në qoftë se fokusohem i te ngjarjet e ditëve të fundit natyrisht ato janë në vëmendjen tonë. Ne po monitorojmë hap pas hapi furnizimin e tregut dhe njëkohësisht kemi komunikim të vazhdueshëm me gjithë subjektet që furnizojnë, importojnë grurë apo miell nga tregjet e huaja duke konsideruar dhe mundësinë e zhvendosjes dhe në tregjet tjera alternative. Ka tregje të mëdha, prodhues të mëdhenj që nga Franca, Kanadaja, po dhe prodhues tjerë më afër nesh të cilat mund të jenë shumë mirë burime të tjera alternative për furnizime të vendit tonë me këto produkte të domosdoshme.

Sa është sipërfaqja e tokës së mbjellë me drithëra sivjet?

Në drithërat e bukës konsiderohen të lashtat të cilat mbillen në vjeshtë dhe këtu vendin kryesore e zë gruri, po këto ka dhe bimë të tjera siç janë thekra, elbi dhe tërshëra. Pjesërisht ato përdoren dhe për bukë. Ndërsa produkti tjetër drithërat e bukës në vendin tonë është misri i cili mbillet në pranverë. Por misëri shkon konsum për blegtorinë. Gjithsesi nga evidentimi që ne kemi bërë sipërfaqe të mbjellë me të lashta në vjeshtën e këtë viti është diçka më e madhe krahasuar me vjeshtën e vitit të kaluar. Dhe kemi një ecuri dhe pritshmëri normale që do të marrim të njëjtin prodhim të paktën sa viti i kaluar ose diçka më të lartë. Kjo në varësi me kushtet e motit dhe shërbimet që fermerët u ofrojnë këtyre kulturave.

Në rast nevoje këto të mbjella a janë të mjaftueshme për vendin tonë?

Kjo është një situatë e supozuar, një situatë hipotetike por që të paktën nga përvoja rastet të tilla të ngjashme, jo thjeshtë lufte. Por ne kishim situatën e Covidit kur potencialisht, pritshmëria ishte të izoloheshim për arsye të njohura edhe nga tregje të tjera por këto ndodhin shumë rrallë ose nuk ndodhin. Siç ju thashë garanci në këtë rast është diversifikimi i tregjeve, është sasia gjendje e produktit, pritshmëria për të mbjella të shpejta dhe duhet të theksojmë edhe një faktorë. Pra edhe rezervat ushqimore që familjet rurale në fshat mbajnë janë të tilla që garantojnë edhe në mënyrë të përkohshme dhe në mënyre krejt të jashtëzakonshme. Pra të gjitha këto burime komplementare me njëra tjetrën si rezultat bëjnë të mundur që popullsia të furnizohet në përgjithësi në mënyrë normale me produktet bazë. Dhe këtu nuk kam parasysh vetëm grurin i cili përdoret për bukë por dhe produktet të tjera të domosdoshme.

Pra është e njëjta situatë dhe ky diversikim dhe prania e këtyre rezerva në vend nuk krijon asnjë shqetësim.  

A subvencionohet kultivimi i drithërave?

Edhe vitin e kaluar edhe këtë vit për drithërat në mënyrë të veçantë ne kemi skemën e naftës e cila kontribuon në mënyrë të ndjeshme në uljen e kostos së prodhimit. Por vëmendja e ministrisë së Bujqësisë gjatë këtij viti, nisur dhe nga situata e rritjes së imputeve situata ka qenë dhe vazhdon të jetë e madhe në kuptimin e prezantimit dhe implemetimit të një skeme kombëtare e cila në vlerë është shumë më e madhe se vitet e tjera. Unë kam kënaqësinë tu them se ne kemi 3.2 miliardë lekë si pagesa direkte për fermerët në bujqësi dhe blegtori. Aplikimet kanë filluar para një javë dhe fermerët vazhdojnë të plotësojnë procedurën e nevojshme për të cilën do mbështeten financiarisht nga shteti. Nga ana tjetër mendoj që tashmë kemi mjaft instrumente të tjerë efektiv për mbështetjen e bujqësisë. Pra jo vetëm skema kombëtare, por kemi programin Ipart i cili mbështet fermerët e mëdhenj por dhe agro-industrinë. Kemi dhe një paketë tjetër për garancinë e kredive që marrin fermerët dhe agro-biznesi. Po dhe investime të tjera të drejtpërdrejta publike siç janë në infrastrukturë rurale në ujitje dhe kullim. Në mbrojtje nga përmbytja. Të cilat në mënyrë direkte ose indirekte japin një impuls zhvillimit të bujqësisë dhe rritjes se prodhimit në vend. Që parë dhe në kontekstin e ngjarjeve që po flasim është një zhvillim pozitiv.

Cilave tregje do u drejtohemi tani për nevojat për drithëra?

Tregje të mëdha ose potencialisht që edhe më parë jemi furnizuar në një masë të caktuar janë: Franca, Kanadaja, Argjentina por dhe tregjet e tjera në Evropë siç janë Hungaria, Italia, Rumania. Pra kemi një diversikim të mjaftueshëm tregjesh për grurin ose produkte të tjera bazike.

Çfarë masash janë marre nga dikasteri juaj përpërballuar situatën?

Me fillim e tensioneve që u shfaqen midis Rusisë dhe Ukrainës ne patëm një vëmendje të shtuar me strukturat tona së pari për të evidentuar në mënyrë urgjente gjendjen e produkteve në treg, ecurinë e importeve dhe sensibilizimin e subjekteve importues për të shtuar sasinë e importuar në treg. Me kënaqësi them se kjo ndodhi.

Ana e dytë kanë qenë kontaktet me shtet partner për të siguruar informacionin e nevojshëm dhe bashkëpunimin në masën që u takon strukturave shtetërore të influencojnë dhe informimin e operatorëve të tregut për mundësitë potenciale për të siguruar këtë lloj vazhdimësie.

Dhe për të mos cenuar në asnjë moment furnizimin e popullatës me produktet bazike. Kjo është një konjukturë tregu e cila nuk mund të kontrollohet prej nesh. Ajo që mund të bëjmë është monitorimi i vazhdueshëm për tu përgjigjur pastaj në raport me këtë ecuri edhe në lidhje me instrumente të tjerë. Po këtu Ministria e Bujqësisë nuk është e vetme. Shteti vepron si një i tërë për adresimin e këtyre probleme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×