“Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE”, Orban mbështet integrimin e vendit në union

11 Tetor 2024 | 14:31

Kryeministri hungarez, Viktor Orban gjatë deklaratës së tij të përbashët me kryemimistrin rama shprehu konsiderata të larat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Orban theksoi bindjen e tij të plotë se vendi ynë do duhet që të bëhet pjesë e Unionit, në mënyrë që jo vetëm të jetë pjesë e familjes së madhe europiane, por edhe të shtrijë dorën e bashkëpunimit me shumë vende të tjera.

Kryeministri hungarez shprehu gjithashtu krenarinë e tij për statusin e shtetit të tij këtë vit, pra atë të presidencës së Këshillit europian, duke nënkuptuar që do të jetë një aleat dhe një ndihmë shtesë për vendin tonë edhe gjatë konferencës ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë.

“Mendoj që kura më e mirë për këtë situatë është që BE t’i mirëpres vendet e Ballkanit Perëndimor në familjen e vetë sepse kështu do qarkullojë më mirë gjaku në shtetet e tjera europiane. Shqipëria ka bërë një punë të mrekullueshme gjatë bisedimeve me BE, në një proces që është bazuar tek merita. Shiqpëria duhet të jetë pjesë e BE, por fatkeqësisht po shohim pengesa politke. Megjithatë mund t’ju them që kemi pasur sukses pasi javën e ardhshme në Luskemburg do kemi Konferencën e ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë. Do të hapet grup-kapitulli i parë dhe për këtë dua të përgëzoj kryeminstrin Rama dhe Shqipërinë. Jam shumë krenar që ky moment vjen në këtë periudhë kur Hungaria ka edhe presidencën e Këshillit të BE. Ndoshta e mbani mend që këto diskutime i kemi pasur që kur Kroacia u bë pjesë e BE. Hungaria në frymën e një politike të përgjegjshme të  fqinjësisë së mirë ka ndihmuar BE duke ofruar edhe mbështetje për financimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ju nuk duhet të prisni për anëtarësimin që mund të përfitoni nga kjo, në kemi diskutuar edhe bashkëpunimin tonë dypalëshe,” –tha Orban.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026