“Shqipëria duhet të riarmatoset”, eksperti Goxhaj: Jemi në rrezik e pa ushtri

18 Tetor 2024 | 23:22

Eksperti i sigurisë, Dritan Goxhaj, ka paralajmëruar këtë të premte në emisionin “Balkan Talks”  për rreziqet që lidhen me varësinë e tepruar nga NATO për mbrojtjen e vendit, duke theksuar se neni 5 i NATO-s ofron mbrojtje vetëm nëse të gjitha shtetet anëtare bien dakord.

Sipas tij, problematika qëndron në faktin se, pas anëtarësimit në NATO, shumë shtete kanë braktisur përpjekjet për të mbajtur ushtrinë dhe armatimin e nevojshëm.

Ai shton se anëtarësimi në NATO na ka vendosur në një “gjendje gjumi”, duke na bërë të besojmë se aleanca do të na mbrojë në çdo rrethanë.

Por, sipas Goxhaj, NATO ofron mbrojtje vetëm në një konflikt afatgjatë dhe jo për sfida afatshkurtra, ndaj kërkon që vendi të ndërmarrë hapa për armatosje dhe përgatitje vetjake për të siguruar mbrojtjen e tij.

“Problemi që ne kemi është se kur kujtojmë që jemi pjesë e NATO-s, ne kemi fjetur mendjen që kemi mbrojtje. Neni 5 të mbron vetëm nëse të gjitha shtetet e NATO-s janë dakord, pra duhet të mblidhen ato, vendimi të kalojë në parlamentet e tyre. Po ky process merr 2 javë kohë, kush do na mbrojë për 2 javë? Ne jemi vende aq të vogla se objektet tona të rëndëisë së veçantë goditen, ne marrim fund. Nëse vjen kjo aleanca pas 3 javësh, ne kemi marrë fund. Në trashëguam një ushtri edhe aramatim, të cilin ata që e shtiën thoshin që nuk bën. Ndërkohë që të gjitha shtet e tjera e mbajtën njësoj dhe ja dhanë Ukrainës për ndihmë. Kjo tregon që ata nuk kishin një koncept të qartë të mbrojtjes së vendit. Futja në NATO kishtë një të mirë, porn a vendosi në gjumë sepse themi; hë se kemi NATO-n. Jemi në një alenacë dhe ajo na mbron në një luftë afatgjatë. Jo në një luftë afatshkurtër, prandaj ne duhet të armatosemi” , ha eksperti i sigurisë, Dritan Goxhaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi

Në një lidhje live për Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, analisti Valon Arifi komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe mundësinë e zgjedhjeve...
18:30 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026

Gazetari nga SHBA-ja: Marrëveshja me Iranin, e detyruar. Do të sillte një katastrofë globale

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA në emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me memorandumin e...
18:33 | 20/06/2026