“Shqipëria ka ndryshuar, më shumë se e meriton”, Shehi: Para 30 vjetësh vishesha…
Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi komentoi gjetjet e Barometrit në Euronews Albania, sipas të cilave 44,7% e të pyeturve vlerësojnë si të mirë jetën e tyre aktuale, ndërsa 19,4 % e vlerësojnë si të keqe jetën e tyre aktuale.
Sipas tij, në 30 vjet nga pikëpamja ekonomike Shqipëria ka ndryshuar shumë, por pjesa publike dhe institucionale si arsimi kanë mbetur në vend ose kanë bërë hapa prapa.
“A ka ndryshuar Shqipëria? Shumë. Para disa vitesh kemi mbajtur një simpozium në parlament, çfarë kemi bërë në 30 vjet. Para 30 vjetëve kur kam hyrë në atë sallë kam qenë i veshur në mënyrë modeste, në 30 vjet në zotërinjtë që jemi këtu, disa që nuk dinin të visheshin mësuan, disa që nuk dinin anglisht mësuan ca fjalë. Nga këto pikëpamje Shqipëria ka ndryshuar shumë, madje më shumë se e meriton, që do të thotë në 100 vjet shtet shqiptar fshatari mezi bëri një shtëpi guri, sot kanë bërë shtëpi 4-katëshe, me mijëra shqiptarë që kanë nga 2 shtëpia. Ekonomikisht Shqipëria ka ndryshuar shumë, ndonjëherë në mënyrë të pamerituar dhe abuzive, shpesh duke grabitur një çik Shqipërinë, duke prerë pyllin, duke grabitur gurin, duke vjedhur paratë publikë, duke vjedhur ndërmarrjet e shtetit. Gjysma e pasurisë së shqiptarëve ka ardhur nga puna e ndershme, por asnjëherë nuk ka pasur një përshpejtim të tillë të zhvillimit ekonomik”, tha Shehi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Në krahasim me ‘90 vendi është shumë më mirë në këta sektorë, të dhënat e Barometrit
- Shumica e shqiptarëve më mirë ekonomikisht se në vitet ‘90, gjetjet e Barometrit
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë