Shqipëria me humbje, sa lekë kushton një emigrant

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në emisionin “Money” në Euronews Albania u trajtua këtë të shtunë tematika e largimit të shqiptarëve.

Dekada e 4-ët e emigracionit ka nisur dhe frenat e politikës nuk po mbajnë më. Përpjekjet për të ndalur këtë valë, e cila nuk i ngjan asnjë shteti tjetër në kushte paqeje, janë burokratike, të dëshpëruara e pa rezultat. Sot më shumë se gjysma e njerëzve me moshë 18-40 vjeç janë gati të marrin valixhet, pavarësisht nga puna që bëjnë apo të ardhurat që marrin.

“Ka qarqe ku është më tipike lëvizja e gjithë familjes, për shembull në Tiranë dhe Shkodër lëvizet me gjithë familjen, gjë që tregon se gjasat për tu rikthyer janë më ulëta se sa kur largohet 1 apo disa anëtarë të familjes, ku mund të ketë më tepër gjasë që anëtari të rikthehet,” – u shpreh Elona Dhëmbo, studiuese e çështjeve të migrimit.

- Advertisement -

“Ajo çka mund të thuhet me siguri është fakti se ka një lëvizje drejt Gjermanisë, Greqisë, Italisë, Anglisë, por edhe drejt Kosovës, e cila ofron kushte me te mira financiare se Shqipëria,” – sqaroi Denisa Canameti nga programi i shëndetësisë në shoqatën “Together for life”.

Shoqëria investon për individin dhe ky i fundit kontribuon për shtetin, jo vetëm në aspektin social, por edhe në atë ekonomik. Me llogaritjet e kohës, një punonjës që ka mbaruar shkollën e mesme i kushton shoqërisë 15 mijë euro, ndërsa për ata me shkollë të lartë shoqëria ka investuar deri në 25 mijë euro. Me këtë ritëm largimesh, Shqipëria humbet nga kapitali njerëzor 500 deri në 800 mln euro në vit.

“Vitet e fundit, ajo që më bën përshtypje është largimi i të rinjve dhe kjo është një problematikë e madhe që do na rëndojë shumë në të ardhmen. Jemi në momentin që nuk e ndjejmë ende sepse të rinj ka plot, megjithëse mosha mesatare ka shkuar 35 vjeç. Mendoj që mbarë politika nuk po ngjall shpresë që këta të rinj të gjejnë një hapësirë për të krijuar jetën e tyre në Shqipëri,” – sqaroi ekspertja e statistikave, Ines Nurja.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Pamjet e aksidentit të frikshëm bëhen virale, mjeti fluturon në ajër në autostradë

Një aksident i frikshëm automobilistik ka ndodhur pak ditë më parë në një autostradë në SHBA. Pamjet e aksidentit janë bërë virale në rrjet për shkak...

“100 mijë euro për çdo informacion”, policia zbardh dinamikën e sulmit në TCH

Në vijim të njoftimit të dhënë mëngjesin e datës 27.03.2023, për ngjarjen e ndodhur në Mëzez, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim...

Kapen me 10 kg heroinë në taksi, arrestohen dy vëllezërit shqiptarë në Greqi

Dy vëllezër shqiptarë, 29 dhe 34 vjeç janë arrestuar nga policia greke me akuzën për trafik droge. Arrestimi u bë gjatë një operacioni të Prokurorisë...

TË FUNDIT

U kapën me 760 kg kokainë, arrestohen 21 persona në Itali, mes tyre shqiptari    

Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet se është pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës. Mediat italiane bëjnë me dije se...

Gjakftohtë dhe e armatosur ‘deri në dhëmb’, momenti kur 28-vjeçarja sulmon shkollën

Mediat amerikane kanë publikuar pamjet nga sulmi me armë zjarri që ndodhi ditën e hënë në një shkollë në Nashville. Në video shihet autorja e...

Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×