Të dhënat shqetësuese: 1 në 3 shqiptarë është emigrant

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në emisionin “Money” në Euronews Albania u trajtua këtë të shtunë tematika e largimit të shqiptarëve.

Në regjistrat e gjendjes civile në Shqipëri janë listuar 4.3 milionë emra. Nga këta, më shumë se 1.3 mln jetojnë për një kohë të gjatë ose për një kohë të pacaktuar jashtë Shqipërisë. Numrat tregojnë dëshpërimisht se në 33 vite, 1 në 3 vetë ka ikur që këtu. Ai që u quajt eksodi drejt një bote të panjohur, por të lirë, nisi me 5000 qytetarët e parë, të cilët pasi kaluan gardhet e ambasadave në korrik 1990 tejmbushën anijet dhe u larguan. Prej atij viti, të lije atdheun ishte një zgjedhje krejt e zakonshme për njerëz me profile të ulëta në punësim, të cilët iknin vetëm ose me familjen në Itali e Greqi. Emigrimi në dekadën e parë të tranzicionit u nxit nga varfëria dhe ishte i paligjshëm. Pra, ishte koha e ikjeve klandestine.

Ekspertja e statistikave Ines Muraj deklaroi për Money: “Pas kësaj, pritej një rënie e emigracionit, ose një emigracion më i përzgjedhur dhe patën tendenca për rikthim në Shqipëri, sidomos gjatë kohës së krizave dhe pati një rënie të emigracionit, por që rinisi përsëri rreth vitit 2015”.

- Advertisement -

Në dekadën e dytë, ritmi i largimeve ra dhe emigrimi u bë më i rregullt, kryesisht me bashkimet familjare. Në këtë kohë, Shqipëria kishte rastin të përfitonte nga kriza greke, kur mijëra emigrantë u rikthyen për të investuar paratë e fituara atje dhe për të rritur ekonominë vendase. Por, ky cikël u shua shpejt. Shumë prej të rikthyerve emigruan sërish, dhe bashkëshoqërues të tyre u bënë edhe profesionistë që punonin në administratë, banka, arsim e shëndetësi. Me këtë valë, u futëm në dekadën e tretë të emIgracionit, të atyre që garantojnë të ardhmen e shtetit dhe shoqërisë së shëndetshme.

“Ka patur një largim, që u kthye në fenomen, të paktën për profesionistët e sistemit shëndetësor. Në vitin 2015, pati një shpërthim, ose ishte numri më i madh i largimeve, kryesisht të infermierëve dhe të mjekëve nga Shqipëria drejt Gjermanisë apo vendeve të tjera.

E lidhnin me kushtet ekonomike, një faktor ky i rëndësishëm pasi pagat mjekëve ishin të ulëta në raport me vendet e tjera. ishin edhe situata të tjera që lidheshin me kushtet e punës, mundësitë për rritje profesionale, për zhvillimin akademik. Ora shikohej që jashtë kishte më shumë mundësi për ekonominë dhe promovimin profesional”, tha Denisa Cameti nga shoqata “Together for Life”.

Me 1/3 e banorëve që jetojnë përtej kufijve, Shqipëria qëndron në krye të shteteve me diasporën më të madhe. Lista e vendeve me përqindjen më të lartë të popullsisë vendase që jeton në diasporë zbulon histori lufte dhe shpërnguljeje, por edhe stanjacion ekonomik e mungesë perspektive.

“Vendet e tjera nuk kanë këtë lloj emigracioni. Nëse sheh vendet e rajonit, RMV, Kosova, Bosnja e Mali i Zi, nuk kanë këtë lloj emigracioni. Ne jemi, ngjashëm me situtatë lufte, nëse e krahasojmë tendencën me Sirinë”, tha Nurja.

Një grup kombesh, që zakonisht shfaqet në mesin e vendeve me diaspora më të gjera janë ato në Evropën Lindore dhe në Ballkan. Luftërat e përgjakshme civile në vitet në vijim, zgjeruan shpopullimin, në Bosnjë për shembull në vitin 1992-1995 dhe në Shqipëri në vitet 1996-1997.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 





LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

37 viktima nga zjarri në zyrën e emigracionit të Meksikës

Të paktën 37 persona humbën jetën pas një zjarri në një qendër emigracioni në qytetin kufitar verior të Meksikës, Ciudad Juarez, tha shteti Chihuahua...

Trump: Nëse zgjidhem president, brenda 24 orëve mund t’i jap fund luftës në Ukrainë

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump është shfaqur shumë optimist , duke deklaruar në një rrjet amerikan se mund t'i japë fund luftës së Putinit në Ukrainë...

Turistët e huaj shpenzime rekord në Shqipëri, shifrat për 2022-shin

Turistët që erdhën nga jashtë kanë harxhuar më shumë para në vendin tonë se shqiptarët që pushuan në vend të huaj. Në vitin 2022,...

TË FUNDIT

37 viktima nga zjarri në zyrën e emigracionit të Meksikës

Të paktën 37 persona humbën jetën pas një zjarri në një qendër emigracioni në qytetin kufitar verior të Meksikës, Ciudad Juarez, tha shteti Chihuahua...

Trump: Nëse zgjidhem president, brenda 24 orëve mund t’i jap fund luftës në Ukrainë

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump është shfaqur shumë optimist , duke deklaruar në një rrjet amerikan se mund t'i japë fund luftës së Putinit në Ukrainë...

Turistët e huaj shpenzime rekord në Shqipëri, shifrat për 2022-shin

Turistët që erdhën nga jashtë kanë harxhuar më shumë para në vendin tonë se shqiptarët që pushuan në vend të huaj. Në vitin 2022,...

Rikthehen linjat e transportit në Gjermani

Linjat e transportit publik në Gjermani janë rifunksionalizuar në orët e para të së martës, pas një greve masive të punëtorëve të transportit të...

EMRI| Merrte ryshfet për kalimet e personave në kufi, arrestohet polici

Është arrestuar inspektori Njazi Rexhepi në Durës pasi në këmbim të vlerave monetare, të cilat varionin nga 50 deri në 100 euro lejonte hyrje-daljet...






Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×