Ndërsa disa prej vendeve të Ballkanit kanë shtuar normën e testimeve për t’u përballur me pandeminë e Coronavirusit të ri, vende të tjera ku bën pjesë edhe Shqipëria, po kryejnë një numër të ulët testimesh.
Domosdoshmëria e vëllimit të lartë të testimeve është theksuar në mënyrë të veçantë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u bëri thirrje të gjithë shteteve më 16 mars, që të bënin sa më shumë teste të ishte e mundur. Paralelisht, një postim në Twitter i OBSH-së theksonte: “Testoni, testoni, testoni”.
Zyrtarisht, bota ka arritur në më shumë se 1,000,000 të infektuar. Rajoni i Ballkanit është hasur me të infektuarit e parë ndërkohë që sistemi shëndetësor italian ishte afër kolapsit.
Mungesa e testeve për COVID-19 është një problem global dhe premtime për të teste të shpejta për këtë virus kanë qenë të shumta por rezultatet e pakta. Agjencitë shëndetësore janë duke përditësuar të dhënat e tyre në çdo moment. Deri në këto momente shifrat janë si më poshtë:
Euronews Albania ka realizuar një pasqyrë të testimeve që vendet e ndryshme po kryejnë në raport me popullsitë përkatëse. Të dhënat janë marrë nga autoritetet shëndetësore të secilit vend. Një kufizim në llogaritje, i cili mund të ketë një impakt të kufizuar në të dhëna, është se disa vende i raportojnë të ndara testimet dhe ritestimet, ndërsa disa të tjera japin vetëm një shifër të përgjithshme.
Shqipëria
Popullsia: 2.8 milionë
Testuar gjithsej: 1,900
0.06% e popullatës
670 për 1 milion banorë
Kosova
Popullsia: 1.8 milionë
Testuar gjithsej: 1,500
0.08% e popullatës
800 për 1 milion banorë
Republika e Maqedonisë së Veriut
Popullsia: 2 milionë
Testuar gjithsej: 4,500
0.2% e popullatës
2,000 për 1 milion banorë
Serbia
Popullsia: 7 milionë
Testuar gjithsej: 5,000
0.07% e popullatës
700 për 1 milion banorë
Mali i Zi
Popullsia: 630,000
Testuar gjithsej: 1,300
0.2% e popullatës
2,000 për 1 milion banorë
Greqia
Popullsia: 10.7 milionë
Testuar gjithsej: 20,000
0.18% e popullatës
1,800 për 1 milion banorë
Italia
Popullsia: 60 milionë
Testuar gjithsej: 550,000
0.9% e popullatës
9,000 për 1 milion banorë
Gjermania
Popullsia: 82 milionë
Testuar gjithsej: 920,000
1.1% e popullatës
11,000 për 1 milion banorë
Mbretëria e Bashkuar
Popullsia: 66 milionë
Testuar gjithsej: 173,000
0.2% e popullatës
2,000 për 1 milion banorë
Në rajonin e Ballkanit, rezulton se vendet që bëjnë më shumë testime janë mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa Shqipëria pozicionohet në fund me shifra të ngjashme të testimeve në raport me popullsinë, krahas Kosovës dhe Serbisë.
Mali i Zi:
2,000 për 1 milion banorë
Republika e Maqedonisë së Veriut
2,000 për 1 milion banorë
Kosova
800 për 1 milion banorë
Serbia
700 për 1 milion banorë
Shqipëria
670 për 1 milion banorë