Shqipëria merr 64.5 milionë euro parafinancim, Gonzato: Nxit sundimin e ligjit

25 Mars 2025 | 13:03

Shqipëria mori parafinancimin e parashikuar në kuadër të Mekanizmit të Reformës dhe Rritjes së Bashkimit Evropian.

Kjo është pjesë e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili synon të përshpejtojë konvergjencën socio-ekonomike të rajonit me BE-në dhe të hapë rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Parafinancimi, në vlerën 64.5 milionë euro, është në zhvillim e sipër dhe do të mbështesë zbatimin e Axhendës së Reformës, në kuadër të Facilitetit të Reformës dhe Rritjes, dhe angazhimeve që Shqipëria ka marrë me të.

Me këtë parafinancim, Shqipëria mori 30 milionë euro kredi koncesionare për buxhetin e shtetit, si mbështetje për zbatimin e reformave në kuadër të Axhendës së Reformës së vendit.

Parafinancimi i mbetur prej 34.5 milionë euro, në grante dhe hua koncesionare, do t’i injektohet drejtpërdrejt WBIF-it (Western Balkans Investment Framework) për investime në infrastrukturë në Shqipëri.

“Shqipëria sapo ka marrë 64.5 milionë euro parafinancim sipas Planit të Rritjes së BE-së 🇪🇺 për Ballkanin Perëndimor. Kjo pagesë e parë mbështet reformat dhe investimet e Shqipërisë për të forcuar vendin dhe për ta afruar atë me Bashkimin Evropian”, thuhet në postimin e Delegacionit të BE-së.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, e ka përshëndetur këtë financim, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit.

“Urime Shqipërisë për arritjen e një tjetër momenti të rëndësishëm në rrugëtimin e saj për anëtarësim në BE. Plani i Rritjes nxit ekonominë, forcon sundimin e ligjit, mbështet një Shqipëri më të gjelbër dhe fuqizon kapitalin njerëzor. BE qëndron me Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit!” – theksoi Gonzato.

Deri në vitin 2027, sipas Delegacionit të BE-së, Shqipëria ka mundësinë të marrë deri në 922.1 milionë euro në total nga Fondi i Reformës dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor, në këmbim të reformave në sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore, energjinë e rinovueshme, ekonominë dixhitale, kapitalin njerëzor dhe zhvillimin e sektorit privat.

Pagesat e ardhshme në kuadër të Facilitetit do të bëhen me përfundimin e hapave të reformës të rënë dakord ndërmjet Komisionit dhe Qeverisë Shqiptare në Axhendën e Reformës. Ndërsa Shqipëria përparon në zbatimin e Axhendës së Reformës, BE do të zhbllokojë pagesat.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve, Macron: Kievi do të blejë 16 avionë luftarakë Rafale dhe armatime

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi këtë të hënë se Franca dhe Ukraina kanë arritur një “udhërrëfyes” që parashikon blerjen e 16 avionëve luftarakë Rafale dhe armatime nga Kievi. Sipas tij njëri...
20:46 | 13/07/2026

Kryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko paraqiti në Parlament dorëheqjen e saj

Kryeministrja ukrainase Yulia Svyrydenko i ka paraqitur dorëheqjen e saj parlamentit, njoftoi kryetarja e parlamentit të hënën pas vendimit të presidentit Zelenskyy për ta shkarkuar atë, në...
20:08 | 13/07/2026

Kryeministri në pritje i Anglisë, Andy Burham rendit grupet e tij të preferuara muzikore

Andy Burnham, kandidat për të qenë kryeministër i Anglisë ka renditur grupet e tij të preferuara muzikore, në një intervistë të kohëve të fundit. Politikani,...
18:36 | 13/07/2026