English

Shqipëria nderon legjendën e futbollit, homazhet në stadiumin “Loro Boriçi”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

I është dhënë lamtumira e fundit legjendës së futbollit shqiptar, Sabah Bizi. Në atë që mund të konsiderohet padyshim shtëpia e tij, stadiumin “Loro Boriçi,” morën pjesë familjarë, miq, ish-futbollistë, tifozë dhe personalitete të cilët nderuan për herë të fundit “Nderin e Kombit.”

- Advertisement -

“Nëse fjala legjendë përmendet shpesh në sport, ai që e meriton në të gjitha aspektet dhe që pak legjenda janë, sa gishtat e dorës, i takon Sabah Bizit”, deklaroi ish-trajneri Astrit Hafizi.

“Fati im më i madh ishte trashëgimi i fanellës së tij. Ishte nder i madh për mua në atë kohë”, deklaroi ish-futbollisti Bardhyl Jera.

Alban Xhaferri, president i Vllaznisë: Ditë e trishtueshme për të gjithë ne. I shpreh ngushëllimet familjes dhe sportit shkodran, futbollit dhe gjithë sportdashësve në vend.

I pranishëm në homazhe ishte dhe kreu i FSHF-së, Armand Duka, i cili pohoi që emri i Sabah Bizit do të përjetësohet në një nga objektet sportive në vend.

“Një nga figurat më të mëdha. Është nder për të gjithë, në radhë të parë për Shkodrën, por edhe futbollin dhe FSHF-në që një nga impiantet të përjetësojë emrin e tij”, deklaroi
kreu i FSHF-së, Armand Duka.

Sabah Bizi ndërroi jetë të enjten, në moshën 79-vjeçare, ndërsa cilësohej si një ndër futbollistët më të mirë të vendit tonë. Arritjet e tij kanë qenë të jashtëzakonshme, ndërsa mbahet mend për fitoren që kombëtarja shqiptare arriti në vitin 1967 duke eliminuar Gjermaninë e Franz Beckenbauer.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?