Shqipëria nis eksportin e mishit në Arabi Saudite

26 Dhjetor 2022 | 14:25

Shqipëria ka nisur eksportet e mishit drejt Arabisë Saudite. Lajmin e dha ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca, duke vlerësuar punën e madhe të bërë nga strukturat për hapjen këtij tregu të ri.

“Pas një pune të fortë institucionale në ndjekjen e procedurave të certifikimit të fermave e thertoreve “Hallall”, 40 qengjat e parë u eksportuan sot drejt tregut të Arabisë Saudite duke nisur kështu edhe zbatimin e marrëveshjes së MBZHR me këtë shtet”, u shpreh ministrja Krifca.

Ministrja informoi se, nga thertorja Gramsh është kryer me sukses eksporti i parë i mishit të kuq  (qengja) për në shtetin e Arabisë Saudite, teksa e gjithë procedura u ndoq në mënyrë korrekte nga shërbimi veterinar .

Sipas saj, ngarkesa me mish të kuq me origjinë nga Zhulati i Gjirokastrës, u administrua në thertoren e licencuar hallall në Gramsh, sipas standardeve dhe nën vëzhgimin e veterinerëve të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, u paketuan, etiketuan dhe certifikuan për eksport.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026