Frida Krifca zbulon kush mund të përfitojë nga programi IPARD III
Në një intervistë për Euronews Albania, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca sqaroi se kush mund të përfitojë nga programi IPARD III.
Sipas Krifcës ky projek vjen këtë herë me një fond prej 146 mln eurove. Ajo sqaroi se do u jepet mundësia edhe grupeve të fermerëve që të marrin financime deri në 100%.
“Ne kemi ecur shumë shpejt me përgatitjen e programit IPARD III. Nuk është një vijueshmëri se çfarë ka ndodhur, të duhet të bësh disa procese administrative dhe marrëveshje sektoriale, të cilat ne i kemi kryer në kohë rekord. Shumë shpejt çojmë në parlament marrvëshjen sektoriale të miratuar nga Bashkimi Europian. Më pas jemi gati të hapin thirrjet për këtë program, që vjen më një fond prej 146 mln euro, gati 52% më shumë sesa buxheti i programit IPARD 2. Ne kemi çuar në komision kërkesën për të miratuar edhe masa të tjera duke hapur mundësinë e aplikimit për fermerët, grupet e fermerëve apo edhe shoqatat të ndryshme. Mund të aplikojnë edhe një grup fermerësh që kanë një strategji mund të marrin grante me një financim deri në 100%.
Aplikohet me një ide me një koncept, me një plan biznesi. Agjencia për zhvillim bujqësor është agjencia që është akredituar nga KE për të kryer të gjithë procesin”, u shpreh ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve