‘Zgjedhje e gabuar politike’, ministrja Krifca për protestën e PD-së më 6 dhjetor
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca thotë se opozita mori një vendim të gabuar politik, për zhvillimin e një proteste në ditën që mbahej samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Krifca u shpreh se e drejta për protestë është legjitime, por nënvizoi se 6 dhjetori ishte një ngjarje me mjaft rëndësi për vendin, pasi të gjithë liderët evropianë erdhën në Tiranë
“E drejta për protestë është legjitime. Personalisht, mendoj që ishte një vendimarrje e gabuar politike, për të hedhur dritë në një lajm negativ, në një moment që për të gjithë qytetarët e Shqipërisë, pavarësisht kaheve politike që ata kanë, të gjithë festojnë faktin që të gjithë liderët e Evropës vijnë dhe dialogojnë në Shqipëri.
Komunikim, ura bashkëpunimi, se si mund të zhvillohet më tej integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Evropë, ndërkohë qe ne portretizojmë një aspekt jo edhe aq të këndshëm. Mendoj që ishte zgjedhje politike e gabuar, gjithesi e drejta është e tyre për të protestuar”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike