Përplasjet me Erion Braçen? Flet për herë të parë ministrja Frida Krifca
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca tha se mes saj dhe politikanit Erion Braçe nuk ka mosmarrëveshje duke shtuar se këtë të fundit e konsideron si person me vlera në Partinë Socialiste.
Në një intervistë për Euronews Albania ajo tha se Braçe nuk e ka personale me të por ka kritika ndaj bujqësisë në mënyrë që ky sektor të jetë sa më shumë i zhvilluar.
Më tej ajo theksoi se ky është viti më i mirë në bujqësi.
“Ne nuk kemi mosmarrëveshje dhe unë nuk e konsiderojë Braçen si opozitë, e konsideroj si vlerë të rëndësishme pjesë e PS. Patjetër që bujqësia ka shumë problematika të ndryshme dhe nevoja të mëdha.
Nuk mendoj se e ka personale me mua por ndaj sektorit dhe dëshirës për të parë më shumë zhvillim në këtë sektor. Ne këtë vit kemi dhënë mbështetjen më të madhe ndonjëherë dhe ky është një fakt i pakundërshtueshëm. Është viti më i mirë që ka pasur bujqësia ndonjëherë.”- u shpreh ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë