Krifca tregon se si u zgjodh presidente e CIHEAM dhe çfarë përfiton Shqipëria

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krica ka folur në lidhje me zgjedhjen e saj, si presidente e CIHEAM (Instituti Agronomik i Studimeve të Larta të Mesdheut).

Në një intervistë për Euronews Albania, Krifca u shpreh se u përzgjodh nga bordi, pasi bëri aplikimin dhe shfaqi programin e saj.

Krifca e nënvizoi se tanimë Shqipëria merr një rol të ri dhe do të ketë më shumë potencial për thithjen e fondeeve evropiane për bujqësinë.

- Advertisement -

“Shqipëria, prej gati 30 vjetësh, është anëtare e CIHEAM, që është Instituti Agronomik i Studimeve të Larta të Mesdheut. Është një organizëm ndërveprues, bashkëpunues mes vendeve të Mesdheut. Në fakt, nuk kemi pasur asnjëherë rol menaxhues në këtë organizëm, edhe pse jemi anëtarë. CIHEAM e ka zyrën qendrore në Paris dhe ndërkohë ka 4 institute zhvillimore që merren me çështje të ndryshme të bujqësisë në Itali, Spanjë, Greqi dhe Francë. Nëpërmjet këtyre instituteve, ata organizojnë, hulumtojnë, bëjnë inovacion, një pjesë të studentëve diplomohen atje. Presidencva ime erdhi si një kandidaturë, u përzgjodha nga bordi, shfaqa një program, çova aplikimin tim, ndoqa një procedurë.

Unë do ta filloj këtë detyrë në prill të vitit që vjen, atëherë është mandati, zgjedhjet u bënë tani. Natyrisht, Shqipëria merr një rol të posaçëm mes vendeve të Mesdheut, jemi në një mandat dysh, ku Sekretari i Përgjithshëm është nga Italia. Unë jam presidente, duke i dhënë padyshim shumë më tepër potencial Shqipërisë për të përfituar nga programet e zhvillimit që ku organizëm ka, duke mundësuar më shumë aksesim në fondet evropiane nëpërmjet instituteve të CIHEAM-it, të cilat mund të dirigjohen më tej edhe në përfitim të Shqipërisë. Potencialet janë të pafundme, është një institut fantastik”, theksoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Dodik del para gjykatës, shpërfilli vendimet e përfaqësuesit ndëkombëtar Schmidt

Lideri i serbëve në Bosnje-Hercegovinë, Millorad Dodik, ka dalë të mërkurën para gjykatës, në nisje të procesit gjyqësor kundër tij, lidhur me refuzimin e...

Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për dhënien e amnistisë, kush përfiton

Ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është votuar projektligji për dhënien e amnistisë. Lajmin e bëri të ditur ministri i Drejtësisë, Ulsi...

Njihej si krahu i djathtë i Rexhepit, kush është Remzi Azemi që u prangos për vrasje

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me shtetasin Remzi Azemi, i arrestuar ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut, pasi akuzohet për vrasjen e...

TË FUNDIT

Futbollist shqiptar në akademinë e PSG. Anersi Vaka rrëfen ëndrrën e tij…

Të luash në një skuadër evropiane është ëndrra e çdo të riu shqiptar që është rritur me pasionin për futbollin. Njëri prej tyre është...

Arsenali 5 pikë para vendit të dytë. Në mbrëmje përballja, Man Utd-Chelsea

11 ndeshje të fituara në 15 javë kampionat, Arsenali duket se është sërish një pretendent për fitimin e titullit kampion në Angli. Topçinjtë regjistruan një...

Sondazh

A mendoni se Serbia mund të provokojë sërish konflikt në Kosovë?
×