Shqipëria nuk kualifikohet në finalen e Eurovizionit
Mbrëmjen e djeshme në Torino, Itali ka nisur festivali europian i këngës ku pjesëmarrëse ishte edhe Shqipëria.
Shqipëria nuk u kualifikua në finalen e Këngës Europiane të Këngës ku përfaqësohej nga këngëtarja Ronela Hajati.
Kënga e Ronelës me shumë energji hapi festivalin mbrëmjen e djeshme por nuk arriti të marrë votat e publikut.
Ukraina është mes 10 finalistëve që u kualifikuan në gjysmë finalen e pare të Eurovizionit.
Mbështetja për grupin folk me këngën Stefania është rritur që nga pushtimi rus i Ukrainës.
Organizatorët më herët bënë me dije se Rusia është e përjashtuar këtë vit nga festivali.
Vende të tjera që kaluan në finalen e së shtunës në Torino janë Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Moldavia dhe Holanda.
Gjysmëfinalja e dytë do të zhvillohet të enjten ku 18 vendet e mbetura do të ngjiten në skenë me shpresën për t’u kualifikuar.
Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia, Spanja dhe Franca, të njohura si ‘Big Five’, pesëshja më e mirë janë kualifikuar automatikisht në finale.
LEXONI GJITHASHTU:
73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 19:31 “Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)
- 19:23 Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë
- 18:15 73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”