“Shqipëria nuk largohet nga unë”, Hill: Vendi në drejtimin e duhur, por po zbrazet
Christopher Hill, ambasadori i parë amerikan në Shqipëri, një nga arkitektët e diplomacisë amerikane në Ballkan, tregoi në një intervistë për emisionin Now në Euroenews Albania kujtimet nga misioni i tij në vendin tonë dhe lidhjet që vazhdon ende të ruajë me Shqipërinë.
Sipas tij, Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur në rrugë drejt Bashkimit Evropian por largimi i rinisë është një problem, fenomen që siç tha nuk i kanë shpëtuar as vendet e tjera.
“Shikoni, çdo shtet ka për të pasur sfidat e veta, do të jem i sinqertë me ju; edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë plot sfida aktualisht. Ne kemi për të qenë në rregull dhe t’ju siguroj juve dhe shqiptarëve se keni për të qenë në rregull dhe Shqipëria sigurisht ka për të pasur sfida, megjithatë është e rëndësishme që, kur je duke u ngjitur këtë mal drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, është e rëndësishme që të kthehesh mbrapsht dhe të shikosh sa larg ke shkuar, dhe Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë. Sigurisht që iu desh të ndërtonte institucione, ka pasur sfida të ndryshme, megjithatë kjo nuk është diçka për të cilën diplomatët e huaj duhet t’i tregojnë Shqipërisë: bëj këtë dhe bëj atë. Megjithatë mendoj se ajo që do t’iu sugjeroja shqiptarëve… e dinë vetë shqiptarët, se janë duke punuar në të gjitha këto fusha, në të gjitha këto çështje. Mendoj se ajo që më shqetëson më shumë në vende si Shqipëria është madhësia e popullsisë, dhe çështja se të gjitha këto shtete janë duke vuajtur nga ulja e popullsisë dhe këtë e shikojmë në tërë rajonin e Ballkanit dhe kjo i përgjigjet pyetjes nëse të rinjtë e kanë këtë ndjesi, nëse e ardhmja ka për të qenë më e mirë apo jo. Sigurisht t’u thuash të rinjve se ti ke një të ardhme më të mirë nga gjyshërit e tu të cilët jetonin nën Enver Hoxhën nuk është e mjaftueshme; ata duan të shohin një të ardhme e cila duhet të jetë në linjë me të rinjtë në vende të tjera në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra në këtë drejtim mendoj se Shqipëria duhet të vijojë të bëjë atë që është duke bërë dhe mendoj se është duke bërë mjaft progres”, tha ambasadori Hill.
LEXONI GJITHASHTU:
- Hill: Ambasada e parë amerikane në Shqipërinë post-komuniste, 1 dhomë në Hotel Dajti
- Christopher Hill rrëfen marrëdhëniet me politikanët shqiptarë, sfidat e diplomacisë
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
- 16:50 Sondazhi! Netanyahu rrezikon pushtetin, 60 % nuk e duan
- 16:22 Rama: Pritshmëritë e qytetarëve po rriten më shpejt se ritmi i përparimit të vendit
- 15:55 Rama: 4 mln eurot për koncertin e Kanye West nga arka e shtetit i nxori tentativa për ta shkatërruar atë
- 15:47 Rama reagon pas koncertit të Kanye West: Shqipëria organizoi një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës
- 15:34 “Na bllokuan kolonët me armë amerikane”! Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor
- 15:13 U mendua se ishte Mojtaba Khamenei! Zbulohet identiteti i burrit me maskë në funeralin e Ali Khameneit