Shqipëria nuk raporton asnjë humbje jete nga COVID-19

23 Qershor 2021 | 16:29

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dje se në orët e fundit nuk ka pasur humbje jete nga COVID-19, ndërsa nga 1960 teste të bëra, një prej tyre është konfirmuar pozitiv.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin mjekim të specializuar dy pacientë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Sipas MSH-së, deri tani 2.455 pacientë kanë humbur jetën, kurse numri të shëruarve ka mbërritur mbi 129 mijë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 28
Shkodër 26
Durrës 10
Lezhë 7
Berat 6
Elbasan 4
Dibër 2
Kukës 2
Korçë 1
Vlora 1

Qytetet si Tirana dhe Shkodra raportojnë numrin më të lartë të rasteve aktive me COVID-19.

Gjendja e epidemisë prej ditësh ka hyrë në një fazë të qëndrueshme dhe këtë e dëshmojnë shifrat me bazë ditore, që raporton Ministria e Shëndetësisë.

Në vazhdën e kësaj, Austria dhe Holanda vendosi të heqë të gjitha masat kufizuese për pasagjerët shqiptarë, që duan të vizitojnë këtë vend.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026