Shqipëria përballet sot me Çekinë, Silvinjo: Fitorja, objektivi i vetëm

11 Tetor 2024 | 15:33

Me stërvitjen e fundit të zhvilluar në Tiranë të enjten, kombëtarja shqiptare i ka mbyllur përgatitjet në prag të duelit me Çekinë, në kuadër të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë mbërritën pasdite në Pragë, ku u zhvillua edhe konferenca zyrtare për shtyp me trajnerin Sylvinho dhe mesfushorin Nedim Bajrami.

Braziliani analizoi kundërshtarin, ekip të cilin e njeh mjaft mirë, duke qenë se u përball me ta edhe në kualifikueset e Evropianit.

“Është një ekip i vështirë, i ashpër dhe luan në nivele shumë të larta. Kanë luajtur në kampionate Evropiane dhe Botërore. Ne si skuadër jemi rritur dhe përmirësuar, por duhet të përmirësohemi akoma më tepër. Kemi bërë një rrugëtim shumë të bukur, kemi lojtarë të mirë që po luajnë në nivele të larta”, tha Silvinjo.

Një vit më parë, Nedim Bajrami shënoi në të njëjtin stadium, po ndaj kësaj skuadre.

“Besoj se goli që kam shënuar është e kaluar, ka kohë. E kemi përgatitur mirë ndeshjen dhe të gjithë djemtë janë gati. Nesër e dimë se çfarë duhet të bëjmë në fushë, do të japim maksimumin për të fituar. Rëndësi ka që të mos humbasim pasi e dimë që është një skuadër fizike dhe e fortë në shtëpi”, deklaroi Bajrami.

Më tej, lojtari i Rangers analizoi kombëtaren çeke.

“Jemi një skuadër e fortë dhe individualisht jemi të mirë. Më e rëndësishmja nesër është të futemi mirë në fushë. Çekia në shtëpi është skuadër e fortë dhe minutat e para do të jenë të vështira. Ne jemi gati dhe të shohim se çfarë do të ndodhë nesër”, tha Bajrami.

Ndeshja Çeki-Shqipëri luhet mbrëmjen e kësaj të premteje në Pragë, me fillim në orën 20:45.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të...
21:30 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026

Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë

Zjarret masive vijojnë të përhapen në disa vende të Evropës, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe detyruar mijëra banorë të largohen nga banesat e tyre....
18:58 | 23/07/2026