Shqipëria përmirësim në raportin e Transparency International për korrupsionin
Në luftën kundër korrupsionit gjatë vitit 2024, Shqipëria ka një rritje prej 5 pikësh krahasuar me vitin 2023 sipas raportit të Transparency International.
Në renditjet globale të Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit, vendi ynë është rritur plot 18 vende duke u renditur i 80-ti nga 180.
Kjo është rritja më e madhe për Shqipërinë e cila është vlerësuar me 42 nga 100 pikë të mundshme.
Ajo çfarë i ka ngritur pikë Shqipërisë gjatë vitit të kaluar është Prokuroria dhe gjykata e specializuar kundër korrupsionit, të cilat kanë dënuar ish-ministra, deputetë dhe kryebashkiakë, një proces që ka ndihmuar institucionet e drejtësisë të fitojnë besimin e qytetarëve, thuhet në raport.
Në vitin 2023, Shqipëria u vlerësua me 37 pikë dhe renditej i 98-ti nga 180 vende.
Ajo çfarë vihet re në raport është se edhe Kosova ka pasur përmirësim në luftën ndaj korrupsionit, pasi ka pasur një rritje me 3 pikë duke u vlerësuar me 44 pikë.
Sa i përket situatës globale, Transparency International thotë se korrupsioni vazhdon të rrënojë Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, me një mesatare rajonale që mbetet një nga më të ulëtat në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit në 35 nga 100.
LIVE- Seanca e fundit plenare, qytetarët protestë para Kuvendit. Tensione me policinë
Protestuesit çajnë kordonin e policisë para Parlamentit, godasin me vezë efektivët
Vendi i parë në rajon, Shqipëria anëtarësohet në International Coalition on Cyber Security Workforces
- 09:11 LIVE- Seanca e fundit plenare, qytetarët protestë para Kuvendit. Tensione me policinë
- 09:10 Protestuesit çajnë kordonin e policisë para Parlamentit, godasin me vezë efektivët
- 08:58 Vendi i parë në rajon, Shqipëria anëtarësohet në International Coalition on Cyber Security Workforces
- 08:53 Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik. Ndërhyn policia (VIDEO)
- 08:43 PD kërkon zgjatjen me 3 muaj të Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale
- 08:42 Protestë para Kuvendit, qytetarët marshojnë drejt Parlamentit. 500 forca policie në gatishmëri