Shqipëria po shuhet, emigracioni dhe ulja e lindshmërisë zbrazin edhe Ballkanin

30 Dhjetor 2020 | 13:34

Shqipëria pritet të humbasë 25 për qind të popullsisë deri në vitin 2050, pasi politika e 30 viteve të fundit nuk ka mundur ta ndalë emigracionin dhe uljen e lindshmërisë.

Në një nivel të ngjashëm janë edhe vendet e Europës Lindore, të cilat po vuajnë fenomenin e braktisjes dhe plakjes.

Popullsia e vendit po tkurret me ritme më të shpejta se parashikimet, si rrjedhojë e rënies së lindshmërisë, por edhe emigracionit.

Nga viti 1990 e këtej, kurba demografike ka pësuar tkurrje, madje më të mëdha se projeksionet e bëra nga organizmat kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Nga viti 1989 deri më 2020, grupmosha 15-29 vjeç ka pësuar rënie me 30%, kjo pasi emigrimi i tyre ka qenë në nivele të larta, duke u pasuar ndjeshëm edhe me norma negative lindshmërie nga viti në vit.

Sipas të dhënave të Eurostat, nga viti 2010 deri në vitin 2019 kanë aplikuar për azil në vendet e BE-së, 219 mijë shqiptarë, 80% e të cilëve të moshës nën 34 vjeç. Arsyet e dhëna nga ta, në sondazhe lidhen me papunësinë dhe mungesën e shpresës.

Censusi i fundit i bërë në vend një dekadë më parë referoi se popullsia ishte 2.8 miloinë, ose 350 mijë banorë më pak se në vitin 1989. Emigracioni dhe fertiliteti, nuk janë fenomene që kanë prekur vetëm Shqipërinë, pasi edhe Ballkani e Europa Juglindore po tkurret në nivele të ngjashme.

Bullgaria ka humbur që nga viti 1989, 2 milionë banorë, Rumania 3.8 milionë, ndërsa Moldavia rreth një të treten e popullsisë duke ngelur sot 2.7 milionë banorë.

Edhe norma e lindshmërisë, qëndron poshtë 2.1 përqindëshit thuajse në të gjitha vendet, duke bërë që këto shtete me projeksionet e Bankës Botërore, të humbasin 25-30 % të popullsisë së përgjithshme deri ne vitin 2050.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026