“Shqipëria si Ruanda”- Marrëveshja për emigrantët, Zhulali: Larg standarteve të BE
Drejtuesja e Marrëdhënieve me Jashtë në Rithemelimin e PD, Ilda Zhulali, është shprehur se marrëveshja për emigrantët e nënshkruar mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane, Giorgia Meloni, e kthen Shqipërinë në një vend të ngjashëm me Ruandën.
Komentet Zhulali i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se marrëveshja për emigrantët tregon se Shqipëria është një vend që qëndron shumë larg standarteve të BE-së, duke u krahasuar me Ruandën, një vend afrikan.
Ajo tha gjithashtu se Rama përmes këtyre makinacioneve ka arritur të blejë heshtjen e ndërkombëtarëve dhe të fitojë legjitimitetin e tij.
“Rama e ka fituar legjitimitetin e tij duke blerë heshtjen e ndërkombëtarëve. Duke korruptuar ndërkombëtarë. Duke bërë çmos që të duartrokitet dhe t’i shtrohet tapeti i kuq. Shqipëria nuk ka përfituar asgjë në 11 vitet e qeverisjes së Ramës.
Çfarë ka bërë Rama me Melonin. A është Shqipëria Ruanda e Anglisë? Sepse këtë status i ka dhënë Edi Rama Shqipërisë. Ky proces, kjo lloj formule zgjidhjeje emigracioni ka nisur me Anglinë.
Anglia gjeti Ruandën, një vend në Afrikë, për të bërë të pamundur shkuarjen në Angli. Ruanda është një vend që nuk ka lidhje me BE. Ne jemi vend anëtar i NATO-s që duam të anëtarësohemi në BE, por që jemi shumë larg standarteve të unionit”, tha Zhulali.
LEXONI GJITHASHTU:
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng