Shqiptarët e Peshevës vlerësojnë Nanon: Dha kontribut për shtetin shqiptar

2 Nëntor 2025 | 18:16

Komuna e Preshevës në Serbi ka dërguar një telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano.

Në mesazhin zyrtar drejtuar Ambasadës së Shqipërisë në Beograd, kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani shpreh në emër të qytetarëve dhe në emrin e saj personal “ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e një personaliteti të shquar politik që dha kontribut të çmuar në proceset demokratike dhe forcimin e institucioneve të shtetit shqiptar”.

“Në këto momente të dhimbshme, bashkëndjejmë me familjen Nano, me miqtë dhe me mbarë popullin shqiptar kudo që ndodhet. Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe vepra e tij”, thuhet në telegramin e nënshkruar nga Kryetarja e Komunës së Preshevës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026