“Shqiptarët e RMV-së janë shumë të ndjeshëm”, Sinani për Shqipërinë: Kini kujdes
Në lidhje live për Euronews Albania ishte profesor Arsim Sinani, i cili foli mbi takimin që Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiro Pali, zhvilloi në RMV në Çair.
Sipas profesor Sinanit, këto takime janë vizita të mira që forcojnë bashkëpunimin ndërinstitucional mes vendeve.
“Ajo që vihet re është mbajtja e anës nga institucionet e Republikës së Shqipërisë për parti të caktuara politike.
Ne duhet të respektojmë verdiktin e popullit, duhet të respektojmë institucionet. Shqipëria duhet të ketë kujdes sepse shqiptarët e Maqedonisë janë shumë të ndjeshëm.
Shqiptarët e Maqedonisë në raportet brenda shqiptare kanë nevojë për një përkushtim të madh, për një përkushtim më serioz dhe për projekte konkrete për shqiptarët aty.
Nuk e di se çfarë mund të ketë në valixhen diplomatike, që zonja Spiro Pali ka sjellë, por roli i shtetit shqiptar duhet të ishte unifikues për mënyrën sesi do të trajtohen shqiptarët e Maqedonisë me institucionet, sesi duhet të bashkëpunojnë njera me tjetrën dhe do të duhej të kihej kujdes në drejtimin e mosdhënies së përparësisë së një partie të caktuar politike, por të jetë asnjanëse gjë që ne se shohim, ndaj Shqipëria duhet të investojë në këtë drejtim.
Unë po ngre një çështje: Janë më të rëndësishëm politikanët apo interesat gjeostrategjike të shqiptarëve në Ballkan dhe këtu shqiptarët e Maqedonisë kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e shtetit shqiptar, gjë që se kanë marrë mbrapsht këtë kontribut.
Politika e jashtme e Shqipërisë duhet të ishte e vemendshme për mënyrën sesi i percepton shqiptarët e Maqedonisë. Nuk janë aq në nivel të ulët shqiptarët e Maqedonisë sa duket në këto fotografi që ne i shohim në publik”, u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Vizita në Paris, Rama: Shqipëria, partnere strategjike e Francës në Ballkan
GJEDNJ kundër Shqipërisë në tre çështje vetingu: Konstatohen shkelje në rastet Osmani, Elezi dhe Kadana
- 20:16 Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
- 20:06 Vizita në Paris, Rama: Shqipëria, partnere strategjike e Francës në Ballkan
- 20:04 Irani mohon deklaratat e JD Vance për inspektorët ndërkombëtarë në impiantet bërthamore
- 20:03 GJEDNJ kundër Shqipërisë në tre çështje vetingu: Konstatohen shkelje në rastet Osmani, Elezi dhe Kadana
- 20:00 Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 19:53 Dita e 24-t e protestave në Tiranë, protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë