Shqiptarët kanë ende ndasi gjinore sa i përket fëmijës së parë.
Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania 37.5% e shqiptarëve duan që fëmija i parë të jetë djalë.
Vetëm 21% e shqiptarëve duan që fëmija i parë të jetë vajzë. Ndërkohë, që për 41% të të pyeturve, gjinia e fëmijës së parë nuk ka rëndësi.
Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, realizuar gjatë periudhës 9-21 shtator 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.
LEXONI GJITHASHTU
- Mosha më e përshtatshme për t’u martuar për djemtë dhe vajzat, sipas shqiptarëve
- Shqiptarët nuk mendojnë se burrat janë më të aftë se gratë në politikë
- Kush i merr vendimet në familjet shqiptare, burri apo gruaja?