Shqiptarët kremtojnë sot 110 vjetorin e shpalljes së pavarësisë

28 Nëntor 2022 | 09:29

Shqiptarët kremtojnë sot 110 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shtetit shqiptar.

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit.

Pas shpalljes së Pavarësisë, më 28 nëntor 1912 u formuan edhe organet shtetërore, u ngritën forcat e armatosura dhe ato të rendit dhe nisi puna për konsolidimin e arsimit, shëndetësisë, administratës, etj.

Qeveria e Vlorës vuri gurët e parë për krijimin e një sistemi gjyqësor sipas modeleve evropiane. Gjuha shqipe u shpall si gjuhë zyrtare dhe u vendos hapja e shkollave shqipe prej vjeshtës 1914.

Akti më i rëndësishëm juridik që nxori Qeveria e përkohshme e Vlorës ishte “Kanuni i përkohshëm i administratës civile të Shqipërisë”, që u botua në nëntor 1913.

Ismail Qemali u dëshmua si njeriu qe vuri themelet e shtetit mbi vlera perëndimore.

Kosova kremton sot dhe ditëlindjen komandantit Legjendare Adem Jashari, angazhimi dhe sakrifica e të cilit janë në themel të luftës për çlirim të shqiptarëve të Kosovës.

Adem Jashari me flijimin e vet dhe të krejt familjes do të bëhej inspirim për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës

Më 28 nëntor të vitit 1997,u bë dalja e parë në publik e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sot në mbarë Shqipërinë dhe Kosovën kremtohet kjo ditë e rëndësishme për kombin tonë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026