Zbulon nipi i Ismail Qemalit: Kalaja e Kaninës pronë e familjes Vlora

28 Nëntor 2022 | 09:12

Nedim Vlora, nipi i Ismail Qemal Vlorës zbuloi në emisionin Good Morning Albanians, në Euronews Albania se Kalaja e Kaninës ka qenë pronë e familjes Vlora.

Ai u shpreh se ka tentuar të bjerë në gjurmë të dokumenteve që të vërtetojnë pronësinë e stërgjyshit dhe gjyshit të tij, por ka qenë e pamundur pasi siç tha kadastra ka mangësi pronash në emrin e Ismail Qemal Vlorë.

Nedim Vlora theksoi se synimi i tij është të marrë Kalanë e Kaninës, ku siç kanë thënë historianët jetonte familja Vlora që nga vitet 1400, për ta zhvilluar në shërbim të komunitetit.

“Më duket e çuditshme që as ai as gjyshi Mamhut të mos kenë lënë gjë. Nuk më është kthyer qoftë edhe një kokërr rëre, dokumentet mungojnë. Nëse do të mundja do të kërkoja Kështjellën e Kaninës, ku ka jetuar familje deri në vitet ‘800 para se të zbriste në Vlorë. Kështjella i përket familjes që nga vitet ‘400 dhe të gjesh dokumente është e pamundur, por të gjithë historianët shkruajnë edhe në detaje që familja Vlora ka prejardhje nga Kanina, jetonte në kështjellën e Kaninës. Do të shoh nëse është e mundur të më jepet mbrapsht se kam disa ide zhvilluese që do t’i shërbejnë vendit”, tha Nedim Vlora.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024