Nipi i Ismail Qemalit: Dua t’i sjell të gjitha dokumentet e familjes në Shqipëri
Një ekspozitë tejet e veçantë është çelur të enjten në hapësirën e Qendrës për Hapje dhe Dialog në praninë e Nedim Vlorës, nipit të Ismail Qemal Vlorës.
Dokumente të familjes Vlora, të papublikuara më parë hapen për publikun si pjesë e një fondi të madh objektesh që ruhen sot në shtëpinë e Nedim Vlorës në Bari.
Në emisionin Goodmorning Albanians, në Euronews Albania nipi i Ismail Qemalit u shpreh se ekspozita u mundësua falë mbështetjes së miqve të tij në Shqipëri dhe përfshin dokumente nga fundi i viteve 800 deri në vitet ‘50-’60.
“Rasti m’u dha nga vëllezërit masonë në Shqipëri, të cilëve iu tregova arkivin time me 5-6 volume dokumentesh nga fundi i viteve ‘800 deri në vitet ’60. Më duhet të falenderoj edhe kryeministrin për ndjeshmërinë. Do të doja t’i sillja të gjitha dokumentet në Shqipëri, por do të doja të kisha në vend ku t’i depozitoj dhe ku historianët të kenë mundësi t’i shohin. Në një zarf ishte shkruar një adresë, që tregonte një rezidencë të Ismail Qemalit në Napoli. Qoftë edhe me anë të zarfeve është e mundur të ndjekim rrugëtimin e tij. Jam i kënaqur pasi libri i ka dhënë jetë qindra personazheve të lënë në harresë. Ishte e lodhshme të lidhje një periudhë të 1400 me më pas, kur u ndërrua feja”, tregoi Nedim Vlora.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë