Shqiptarët më të angazhuar në qeverisjen lokale, thotë deputetja shqiptare në Kroaci

1 Dhjetor 2021 | 09:22

Deputetja shqiptare në Kroaci Ermina Lekaj Prljaskaj tha se ka më shumë angazhim të shqiptarëve në Kroaci në qeverisjen lokale të vendit.

Sa i përket institucioneve të Shqipërisë apo Kosovës duhet të ketë më shumë angazhim në mënyrë që të rritet bashkëpunimi me shoqatat që veprojnë në Kroaci, tha ajo.

Deputetja tregoi se gjatë këtij mandati po bashkëpunon me Fakultetin Filozofik të Prishtinës dhe dy fakultete në Shqipëri për të bërë të mundur lektoratin e gjuhës shqipe në Fakultetin Filozofik të Kroacisë.

“Në të ardhmen shpresojmë të kemi Institutin e Albanologjisë,” – tha Ermina Lekaj Prljaskaj ndërsa pohoi se ka marrë përgjigje pozitive për nisjen e bashkëpunimit, por ende nuk ka nisur puna.

Ajo solli në vëmendje se çdo vit shqiptarët në Kroaci për nder të Ditës së Flamurit kanë festime të ndryshme dhe është tradicionale festimi i ditëve të kulturës shqiptare.

“Përveç Zagrebit kemi dhe qytete të tjera të mëdha ku mbahen manifestime të ndryshme dhe kjo është shumë e mirëpritur jo vetëm nga ana e shqiptarëve, por edhe nga ana e qytetarëve të tjerë që janë miqtë tanë, të cilët jetojnë dhe shoqërohen me ne dhe bashkëpunojnë me ne shqiptarët,” – u shpreh deputetja.

Të gjitha këto aktivitete Ermina Lekaj Prljaskaj deklaroi se ndikojnë drejtpërdrejtë te bashkimi i komunitetit shqiptar në Kroaci.

Sipas statistikave të vitit 2011, ka më shumë se 17 mijë shqiptarë në Kroaci, ndërsa këtë vit është bërë regjistrimi i popullatës, por ende nuk ka të dhëna zyrtare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022