“Shqiptarët s’janë kriminelë”, Ferizi: Të përmirësojmë imazhin në Britaninë e Madhe

19 Qershor 2023 | 16:55

“Shqiptarët nuk janë kriminelë” ky është imazhi që do të përpiqet të përcjellë kandidati i ri  për ambasador në mbretërinë e Bashkuar.

Teksa prezantoi kandidaturën e tij para komisionit të jashtëm, Uran Ferizi tha se do të punojë për të përmirësuar imazhin e shqiptarëve, që sipas tij shihen padrejtësisht si shkaktarët e shumë problematikave të brendshme.

“Sa për valën e fundit të emigracionit të shqiptarëve atje, dhe si rrjedhojë e hiperbolizimit të problemit, do jetë e nevojshme përmirësimi i imazhit të shqiptarëve, thuajse nga 1 milionë njerëz që kanë emigruar në britani 12 mijë kanë qenë shqiptarë, por nga tablotitet britanike thuhet se thuajse të gjithë janë shqiptarë e të gjithë janë kriminel”,-tha Uran Ferizi, kandidat për ambasador në Mbretërinë e Bashkuar

Emigracioni i paligjshëm  dhe fushatat negativiste në media kundër shqiptarëve, sipas Ferizit kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në politikën e brendshme të qeverisë britanike

“Duhet të kuptojmë se për shumë çështje qeveria Britanike ndikohet nga fushatat mediatike, kohët e fundit shumica e lajmeve britanike për shqiptarët janë marrë më kalimin e paligjshëm të emigrantëve me gomone, duke raportuar përgjithësisht me tendecnca ekzagjërimi”,-tha ai.

Vala e emigrantëve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe përmes kalimit të paligjshëm ka qenë një ndër shqetësime kryesore të qeverisë britanike, aq sa sekretarja e brendshme Suela Braverman i ka cilësuar si pushtues.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pogradeci mirëpret edicionin e 16-të të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë

Ka ngritur siparin në Pogradec edicioni i 16-të i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë. Për pesë ditë me radhë, në kinemanë e qytetit do...
18:12 | 27/06/2026

Fenomeni i bullizmit, të rinjtë e Libohovës japin shfaqje teatrale sensibilizuese

Në Qendrën Kulturore të Libohovës një grup të rinjsh u prezantuan shfaqjen sensibilizuese “Ti themi jo bullizmit”. Kjo pjesë teatrore ishte një krijim origjinal i...
18:09 | 27/06/2026

Ujërat e zeza ndotin plazhin në Shkëmbin e Kavajës, pushuesit kërkojnë ndërhyrje

Bregdeti i Durrësit po pret çdo ditë e më shumë pushues vendas, turistë të huaj dhe bashkatdhetarë. Megjithatë, përtej promovimit që i bëhet në arenën...
17:58 | 27/06/2026