Tjetër arrestim në veri, Sveçla: S’lejojmë askënd të cënojë rendin kushtetues

19 Qershor 2023 | 15:30

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar arrestimin e një personi të tretë në veri të Kosovës në lidhje me sulmet ndaj gazetarëve në Leposaviç.

Përmes një postimi në facebook, Sveçla nënvizon se të gjithë kriminelët, të cilët marrin urdhra nga Beogradi për të nxitur skena dhune, do të shkojnë përballë drejtësisë.

Ai theksoi gjithashtu se Kosova është vend shembull për funksionimin e demokracisë dhe nuk do të tolerohet askush që sulmon dhe frikëson qytetarët e gazetarët.

“Tre ditët e fundit, tre të arrestuar për sulmet brutale dhe kriminale ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i vendit. I arrestuari i tretë i rradhës është Urosh Vukasinoviq.

Këta kriminelë, të cilët po marrin urdhra për këto sulme nga Beogradi, tashmë do të përballen me drejtësinë. Nuk do të ndalemi, çdo përgjegjës për dhunën dhe aktet kriminale ndaj gazetarëve do të arrestohet.

Republika e Kosovës është vend shembull i funksionimit të demokracisë dhe nuk do të lejojmë askënd, me asnjë çmim të sulmojë qytetarët, të frikësojë raportimin e gazetarëve dhe cënojë rendin tonë kushtetues”, shkruan Sveçla.

LEXO GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”

Policia e Kosovës hodhi poshtë pretendimet, siç tha, të pabazuara, të Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit të Kishës Ortodokse Serbe (KOS) për “presion, diskriminim apo...
08:47 | 18/07/2026

Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Glauk Konjufca përmes një postimi në “X” ka bërë me dije se i ka dërguar një...
08:19 | 18/07/2026

Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunoviç, lidhur me spastrimin etnik në Kosovë. Në një reagim...
22:24 | 17/07/2026