Shqiptarët paguajnë 220 mln euro sigurime, në 2023 tregu u rrit me 9%
Tregu i sigurimeve u rrit me 9% vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, shuma e paguar ishte 220 milionë euro, ndërsa shoqëritë e sigurimit kanë shlyer dëme me vlerë 67 milionë euro.
Tregu i sigurimeve në Shqipëri është rritur 9% gjatë vitit 2023. Të dhënat e publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, tregojnë se gjatë vitit të kaluar shqiptarët paguan 220 milionë euro për sigurimin e jetës, pronës dhe makinës.
E gjithë shuma përkon me lëshimin e 1.5 milionë kontratave, të cilat edhe këto në numër janë rritur me 11% krahasuar me vitin 2022.
Kompanitë e sigurimit thonë se kanë prerë më shumë siguracione për makinat, njëkohësisht edhe kartona jeshilë, kontrata këto që paguhen në doganat shqiptare në momentin e daljes nga vendi.
Duke qenë kontrata të detyrueshme, ato tregojnë për një rritje të numrit të makinave në vend dhe njëkohësisht edhe prirjen për shtim të udhëtimeve private jashtë vendit.
Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e makinave dhe pronës, të cilat sollën 92% të vëllimit të përgjithshëm, dhe sigurimi e Jetës që zuri 8% të totalit.
Gjatë vitit 2023, dëmet e paguara bruto, arritën në rreth 67 milionë euro, nga të cilat 46 milionë ishin vetëm dëmet e paguara për makina e përfshira në aksidente.
LEXONI GJITHASHTU:
Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta
- 08:37 Deti i Azovit, një krizë si Ngushtica e Hormuzit?
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)