Shqiptarët ‘problematikë’ dhe pa dokumente duhet të lënë Britaninë e Madhe
Vitet e fundit kriminaliteti shqiptar në Britaninë e Madhe është rritur. Shqiptarët, janë kthyer në problem serioz për trafikun e lëndëve narkotike por edhe kultivimin e hashashit.
Këto zhvillime kanë bërë që në Tiranë të mbërrijë ministrja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Priti Pratel për të nënshkruar marrëveshjen e ripranimit me homologun shqiptar, Bledi Çuçi.
Marrëveshja është propozuar nga qeveria britanike pas daljes nga Bashkimi Europian dhe në thelb ka migracionin e paligjshëm duke përshpejtuar procedurat e ripranimit dhe transitit në rastet e dëbimit të personave.
Me këtë marrëveshje, shqiptarët që janë në shkelje të ligjit, duhet të lenë menjëherë Britaninë.
Palët kanë vendosur edhe për hetime për përbashkëta për grupe kriminale që operojnë në dy vendet apo elementë që përpiqen t’i fshihen drejtësisë.
Sipas njoftimit të qeverisë britanike mbi këtë marrëveshje nga muaji prill pas lehtësimit të kufizimit të udhëtimeve lidhur me coronavirusin, Sekretari i Brendshëm ka larguar 254 shqiptarë problematikë me ligjin dhe 85 të tjerë pa të drejtë qëndrimi.
Të dhënat zyrtare të qeverisë britanike tregojnë se shqiptarët përbejnë numrin më të madh të të dënuarve nga të huajt në Britaninë e Madhe, rreth 16% e të burgosurve.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta