Shqiptarët shpenzojnë 3,3 mln € në 4 muaj për të blerë makina
Mbi 15 mijë makina të reja kanë hyrë në qarkullim në Shqipëri, gjatë 4 muajve të parë të 2022. Kryesisht janë importuar të përdorura nga Italia e gjermania. Më shumë se gjysma janë 13-17 vjeçare.
Shqiptarët e kanë të vështirë të ndahen nga makinat, pavarësisht trafikut e çmimeve të karburantit.
Mbi 15 mijë vetura të reja janë regjistruar për herë të parë vetëm gjatë 4 muajve të këtij viti. Mbi 11 mijë janë importuar, kryesisht nga Italia, Gjermania, Zvicra e Belgjika. Vetëm 473 janë blerë të reja.
Edhe te komisionarët apo shitësit e licencuar, sipas drejtorisë së përgjithshme të shërbimeve të transportit rrugor, po ashtu janë blerë më shumë makina të përdorura. megjithatë vetëm nga regjistrimet e reja deri ën prill, shteti ka arkëtuar 3.3 milionë euro
Bie në sy se shqiptarët mbeten fanatikë të naftës. Volkswagen, Mercedez, Audi, Ford, Toyota janë markat që gjenden më së shumti në qarkullim.
Problem mbetet fakti se më shumë se gjysma automjeteve në qarkullim janë 13-17 vjeçare. 5% akoma më të vjetra. 40% janë prodhuar nga 2010 e më pas.
Sipas të dhënave zyrtare, makinat mbeten arsyeja kryesore e ndotjes së mjedisit në Shqipëri.
Homazhe për policin e vrarë në krye të detyrës, 34-vjeçari do prehet në vendlindje
Aksidenti me vdekje në aksin Kardhiq-Delvinë, identifikohen të plagosurit dhe viktima (EMRAT)
Pjesë e grupeve kriminale, ekstradohen në Shqipëri 6 shtetas të kapur në Dubai (EMRAT)
- 10:05 Ambasada amerikane: SHBA po detyrohet ta rishqyrtojë rolin e vet në Bosnje
- 09:54 Homazhe për policin e vrarë në krye të detyrës, 34-vjeçari do prehet në vendlindje
- 09:53 Aksidenti me vdekje në aksin Kardhiq-Delvinë, identifikohen të plagosurit dhe viktima (EMRAT)
- 09:37 Me 7 milionë fuçi naftë në bord, 4 cisterna iraniane kalojnë Ngushticën e Hormuzit pavarësisht bllokadës amerikane
- 09:35 Pjesë e grupeve kriminale, ekstradohen në Shqipëri 6 shtetas të kapur në Dubai (EMRAT)
- 09:24 Rubio bisedë telefonike me presidentin bolivian, SHBA riafirmon mbështetjen për qeverinë e re