“Shqiptarët të shqetësuar nga çmimet e larta”, Soko: Qeveria është larg qytetarëve
Eksperti i ekonomisë Pano Soko ishte këtë të premte i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania, ku foli për emigrimin i cili është konsideruar si një shqetësim kryesor nga qytetarët, si dhe për shqetësimet e tjera të tyre.
“Emigrimi po e dominon kaq shumë realitetin shqiptar saqë dikush që nuk e ka problem personal emigrimin, e vendos atë të parin. Shumica e shqiptarëve mendojnë se një gjë që nuk po i ndikon ata personalisht, është shqetësimi më i madh në këtë vend”,-tha Pano Soko.
Soko tha gjithashtu se dy probleme kryesore të qytetarëve janë çmimet e larta dhe kostoja e jetesës:
“Në tre pyetjet e para dy janë kostoja e jetesës dhe çmimet e larta, të cilat unë do i përmblidhja në një, është aq shqetësuese sa edhe kështu si është bërë pyetja, qytetarët e kanë zgjedhur dy herë të njëjtën përgjigje.
Ky është problemi më madhor që ne kemi sot dhe askush nuk po kujdeset për këtë gjë. Vëmendja publike dhe e qeverisë që kanë në dorë të bëjnë gjëra për qytetarët duket se është shumë larg shqetësimit që kanë qytetarët”,-tha Pano Soko.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 15:40 “Një simbol i lirisë dhe miqësisë”, Prattipati vlerëson pullën postare të Kosovës për SHBA-në
- 15:30 Zelensky: Rusia po përgatit një tjetër sulm masiv rus, NATO të marrë vendime të forta
- 15:23 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, mbërrin në Ankara për samitin e nivelit të lartë
- 15:20 Ukraina pranon mungesën e mbrojtjes, forcat ajrore: Nuk interceptuam asnjë raketë balistike ruse
- 15:14 Këshilltari i Trumpit për çështje fetare viziton Manastirin e Deçanit
- 14:57 Barack dhe Michelle Obama festojnë 28-vjetorin e vajzës së tyre të madhe, e urojnë me fotot e rralla familjare