Shqiptari i arratisur nga burgu në Greqi, plagos ukrainasen dhe i merr 2 mijë euro

19 Shtator 2025 | 20:23

Një 27-vjeçar shqiptar ka plagosur me thikë një turiste 25-vjeçare nga Ukraina në zonën e Kasandrës, në Halkidiki të Greqisë. Ngjarja ka ndodhur në një banesë të marrë me qira në zonën e Kipsës, ku autori, Ylli Shkalla, është futur për të grabitur.

Sipas autoriteteve greke, ai ka vjedhur 2,000 euro dhe një telefon celular, ndërsa më pas ka qëlluar me thikë të renë ukrainase, duke i shkaktuar plagë të rënda. Viktima është transportuar menjëherë në qendrën shëndetësore të Kasandrës, ku po merr trajtimin mjekësor të nevojshëm.

Ndërkohë, policia greke ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e autorit, i cili rezulton të jetë arratisur vetëm një ditë më parë nga burgu bujqësor i Kasandrës. Shkalla, me origjinë nga Tirana, ishte duke vuajtur një dënim në regjim gjysmë të lirë, ku ishte i angazhuar në punë të ndryshme brenda institucionit.

Ai është i njohur për autoritetet shqiptare, pasi në shkurt të vitit 2017 ishte arrestuar për përfshirje në nëntë raste vjedhjesh në bashkëpunim në Tiranë.

Autoritetet greke vijojnë kërkimet për arrestimin e tij, ndërsa ngjarja ka shkaktuar shqetësim në opinionin publik grek dhe ndër turistët në zonë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026

“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga konceri “YE” i Kanye West në Kashar. Rama shkruan se në këtë koncert...
22:29 | 11/07/2026

Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk...
22:29 | 11/07/2026