Shqiptari ‘mahnit’ grekët, Imeri: Nuk e mohova kombësinë, krenar që jam shqiptar

16 Dhjetor 2022 | 18:21

Julio Imeri ka mundur të bindë 4 trajnerët e The Voice Grecce me performancën e tij. I riu nga Gjirokastra, i cili tani po jeton në shtetin grek ka treguar emocionet e marra nga ky kompeticion.

“Është një momentet që do kujtohet gjatë. Emocionet ishin të shumta, jam shumë i kënaqur me reagimin e jurisë, me performancën nuk jam plotësisht i kënaqur sepse emocionet ishin mes meje dhe normalisht nuk ishte performanca ime më e mirë e mundshme por jam ndjerë jashtëzakonisht mirë sepse nuk e prisja. “- tha Juloi Imeri.

Këngëtari i ri nuk e mohoi kombësinë e vet, teksa në fund të performancës i tregoi jurisë greke se ai vinte nga Shqipëria.

“Nuk e mohoj asgjë, jam krenar që jam shqiptar, jam krenar për veten time, jurisë i pëlqeu shume, Elena Papalisu me pyeti nga jam dhe kur I thashë që jam nga Shqipëria ishte shumë emocionuese. 5:50 këtu kam miqësi me grek, bashkëpunoj me grek nëpër filma, nuk jam ndjerë asnjëherë i paragjykuar se jam shqiptar apo racizëm apo të me shohin me një sy tjetër”- shtoi Imeri.

Mesazhi ndaj artistëve të rinj shqiptarë është ky.

“Një mesazh që mund ti them artistëve të rinj, gjeneratës time është të jenë të duruar. Kur them i duruar nënkuptoj që mos tradhtojnë veten e tyre në art, të bëjnë atë çfarë ndiejnë dhe jo atë që është trendy. 8:17 këshilla ime është të jenë të duruar, jashtëzakonisht të duruar. Ky profesion ka ulje ngritje, depresion, ankth, stres, ka gëzim ka dhe momente sprovash dhe duhet të jesh shumë i fortë të arrish ate që do”

Julio Imeri është këngëtar, performues, kompozitor dhe kantautor. Interesi i tij për muzikën nisi në moshën 14-vjeçare. Fillimisht nisi karrierën si beatmaker dhe producent duke krijuar muzikë për emra të tjerë të njohur në tregun e muzikës në Shqipëri.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026