U qëllua me armë zjarri brenda një lokali në Tiranë, ndërron jetë 49-vjeçari
Edmond Papa nga Saranda, i cili u qëllua me armë zjarri brenda një lokali në Tiranë ka ndërruar jetë.
Policia bën me dije se 49-vjeçari ka humbur jetën në spital pasi nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra.
“Rreth orës 16.30, në rrugën “Fadil Bodinaku”, në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë Edmond Papaj, 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital”-njofton policia.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Edmond Pjetri shef i komisariatit nr.2 në një deklaratë për mediat tha se policia është duke hetuar ngjarjen ndërsa priten informacione të reja në radhët në vijim.
“Ngjarja ka ndodhur në një biznes provat. Është qëlluar drejt Edmond Papës që është banor bë Tiranë. Ai ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë. Policia ka marrë të gjitha masat për hetimin e kësaj ngjarje. Policia është duke hetuar, për çdo informacion do ju informojmë në vazhdim”- tha ai.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani