Shqiptari vret të bijën 16-vjeçare dhe një shtetas italian, plagos ish-gruan

7 Maj 2023 | 12:27

Një shtetas shqiptar në Itali ka vrarë të bijën 16-vjeçare, një shtetas italian dhe ka plagosur ish-gruan.

Mediat italian shkruajnë se ngjarja e rëndë ndodhi gjatë natës së të shtunës në Fogia.

51-vjeçari italian Massimo De Santis dhe një vajzë 16-vjeçare u vranë me thikë në një ndërtesë në rrugën Togliatti. Karabinierët arrestuan babanë e të resë, një bukëpjekës 45-vjeçar shqiptar.

Sipas mediave italiane, vajza vdiq për të mbrojtur nënën e saj nga agresioni i të atit. Gruaja e plagosur është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spitalin në Foggia.

Krimi ka ndodhur rreth orës dy të mëngjesit dhe burri është goditur me thikë në shkallët e pallatit ku ndodhej. 45-vjeçari do të hynte më pas në shtëpi me qëllimin për të vrarë gruan e tij, por 16-vjeçarja ndërhyri për të mbrojtur nënën e saj dhe u vra.

Gruaja ka arritur të arratiset dhe të lajmërojë policinë. Me të mbërritur në vendngjarje policia ka arrestuar 45-vjeçarin, i cili sipas hetuesve endej në zonë duke kërkuar djalin tjetër pesëvjeçar me të njëjtën grua. Është gjetur arma e vrasjes, një thikë kuzhine.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026