English

Shqiptarja pjesë e Wrestling/ Xena Phoenix: Luftoj me krenari e shqiponjën në gjoks

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Xena Phoenix është një sportiste e re e wrestling, me origjinë shqiptare, që ka arritur të bëjë emër në këtë sport të vështirë.

- Advertisement -

Ajo ishte e ftuar në një intervistë ekskluzive në emisionin “People” të Flori Gjinit në Euronews Albania, ku ndau eksperiencën e saj dhe rrugëtimin e saj deri tek ky sport.

Në intervistën e saj, Xena foli për hapat e parë në karrierën e saj: “Po, në fillim kam filluar me një stil brazilian dhe më pas kalova në wrestling. Fillova wrestling dhe një vit më parë mora një telefonatë për të bërë një provë. Më pyetën se si doja të dukesha dhe unë u thashë se doja të përfaqësoja kulturën dhe trashëgiminë time, pasi jam nga Shqipëria. U thashë se dua shqiponjën e flamurit tim, prandaj kam dhe shqiponjën në gjoksin tim dhe në pjesën tjetër të veshjes, sepse jam krenare që jam shqiptare.”

Xena ndau gjithashtu disa detaje të tjera mbi origjinën e saj dhe pasionin për kulturën shqiptare: “Familja ime është nga Mali i Zi, nga Ulqini. Gjyshi im ka qenë këngëtar, Shaban Xgheka, dhe kam lindur në Kaliforni.”

Ajo gjithashtu shpjegoi se si emri i saj artistik, Phoenix, lidhet me dëshirën për të përfaqësuar kulturën e saj. “Emri im në botën e sportit është Phoenix, sepse doja të zhvilloja logon time dhe kështu të gjithë në kompaninë time u bënë kuriozë për të mësuar më shumë rreth kulturës shqiptare. Kjo është diçka që nuk ishte parë më parë dhe jam e kënaqur për atë që po bëj, pasi është pasioni im dhe jam shumë e lumtur.”

Wrestling është një sport shumë i rrezikshëm dhe Xena e pranon se prindërit e saj nuk e kishin menduar këtë si mundësi për të. Ajo ka bërë edhe sporte të tjera më parë, por wrestling është shumë më i vështirë për të. “Wrestling është një kombinim mes gjimnastikës, arteve marciale dhe performancës. Është një bashkim i të gjithave, dhe fizikisht është shumë më i vështirë se çdo sport tjetër që kam bërë. Familja ime më ka mbështetur gjithmonë, por kur fillova, mamaja ime ishte shumë e frikësuar se mund të dëmtohesha. Por deri tani, kam qenë shumë e bekuar nga Zoti, pasi nuk kam pasur asnjë dëmtim dhe kam luftuar shumë fort.”

Në fund, Xena shprehu falënderimet për të gjithë ata që e kanë mbështetur në rrugëtimin e saj: “Do të doja t’i falënderoja të gjithë ata që më kanë mbështetur. Ajo që po bëj tani është si një ëndërr që po bëhet realitet, dhe krenaria dhe respekti janë ato që kam dashur të përfaqësoj për kulturën time. Faleminderit edhe juve që mbështesni rrugëtimin tim në këtë sport.”

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?