Shtatë raste të reja nga COVID-19 në Shqipëri

25 Qershor 2021 | 16:50

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale thotë se në orët e fundit janë regjistruar shtatë raste të reja dhe asnjë viktimë nga COVID-19.

Në spital po marrin mjekim dy pacientë, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas MSH-së, aktualisht në të gjithë vendin janë evidentuar 76 raste aktive me coronavirus.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë          27
Shkodër       20
Durrës          7
Lezhë           7
Berat            5
Elbasan         4
Dibër            2
Kukës           2
Fier              1
Vlorë            1.

Nga fillimi i epidemisë kanë ndërruar jetë 2,455 persona, shumica e të cilëve me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Treguesit e raportuar nga MSH-ja faktojnë se gjendja epidemiologjike e COVID-19 ka hyrë në një fazë të qëndrueshme dhe kjo ka krijuar lehtësira si për qytetarët ashtu dhe për aktivitetet tregtare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026