Shtëpia e Bardhë po shqyrton mundësinë që Trump të veshë jelek antiplumb gjatë daljeve publike

27 Prill 2026 | 12:01

Shtëpia e Bardhë raportohet se po shqyrton masa të reja sigurie për presidentin amerikan, Donald Trump përfshirë përdorimin e mundshëm të një jeleku antiplumb. Ky shqyrtim vjen pas të shtënave të regjistruara në darken e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Korrespondenti i Fox News, Peter Ducey, raportoi të dielën se diskutimet janë duke vazhduar në nivelet më të larta rreth mundësisë që Trump mund të ketë nevojë të fillojë të veshë një jelek antiplumb në paraqitjet e ardhshme publike.

Trump është përballur tani me tre kërcënime serioze kundër jetës së tij nga po aq sulmues të armatosur, njëri prej të cilëve për pak sa nuk e plagosi për vdekje në kokë.

Të shtënat me armë zjarri u regjistuar të dielën në darkën vjetore të Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Darka sapo kishte filluar kur një rrëmujë e madhe u dëgjua në hyrje të sallës.

Të pranishmit menjëherë u shtrinë në dysheme. Presidenti dhe zonja e parë Melania Trump, të cilët ishin ulur në tryezën qendrore në një vend të ngritur përballë mysafirëve, u larguan nga rojet e sigurisë.

Agjentët e shërbimit sekret hynë në dhomë të armatosur rëndë. Forcat e sigurisë më pas urdhëruan mysafirët, gazetarë, ministra, politikanë dhe personalitete të ndryshme, të largoheshin nga salla e madhe që ndodhej në bodrumin e parë të hotelit. Autori i ngjarjes menjëherë u arrestua ndërsa vijonë hetimet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u detyrua të strehohej pasi u dha një alarm për sulm ajror gjatë vizitës së saj në...
09:27 | 16/07/2026

Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Të dërguarit e Bashkimit Evropian nuk kanë arritur një marrëveshje mbi paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë në përgjigje të luftës së Rusisë me...
09:18 | 16/07/2026

Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë

Irani paralajmëroi të enjten se do të shkatërrojë infrastrukturën rajonale nëse SHBA-të synojnë infrastrukturën iraniane, sipas raportimeve të mediave vendase. Ebrahim Zolfaghari, zëdhënës i Shtabit...
09:10 | 16/07/2026