Shtëpia e shkrimtarit Dritëro Agolli në Tiranë kthehet në muze

26 Korrik 2023 | 16:46

Shtëpia ku punoi dhe jetoi për shumë vite njeriu i madh i letrave shqipe, Dritëro Agolli, do të hapet së shpejti si muze për t’u vizituar nga qytetarët e Tiranës dhe turistët.

E ndodhur pranë rrugës së Dibrës, vizitorë do të kenë mundësi të shohin muzeun e së ardhmes, që jeton në ekosistemin e komunitetit.

“Shtëpia muze ndodhet brenda një pallati ku ende jetojnë njerëz. Kur dikush vjen të vizitojë muzeun, mund të shkëmbehet edhe me banorët në ashensor ose nëpër shkallë. Ndoshta, ky është muzeu i së ardhmes, një muze që jeton në ekosistemin e komunitetit. Kush vjen në këtë pallat mund të vizitojë shtëpitë e dy ikonave të letërsisë tonë, Dritëro Agollit dhe Ismail Kadaresë, që ndahen vetëm nga një kat”- tha mes të tjerash Erion Veliaj.

“Shtëpia me Gjethe”, kinema “Maks Velo” apo “Shtëpia Kadaresë”, janë kthyer në pika të rëndësishme për vizitorët vendas dhe të huaj.

Veliaj tha se edhe shtëpi të tjera do të kthehen në muze si ajo e Libohovitëve, për të kujtuar mbrojtjen e hebrenjve nga shqiptarët apo Sarajet e Toptanëve, që do të kthehen në Muzeun Etnografik të Tiranës, janë realisht monumente kulture.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026