English

Shtëpia Studio e shkrimtarit Kadare tërheq vizitorët e pasionuar pas letërsisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

I vlerësuar pak ditë më parë me titullin e oficerit të Legjionit të nderit nga presidenti francez Makron, Ismail Kadare mbetet shkrimtari më i madh dhe më i adhuruar shqiptar.

- Advertisement -

Deri pak kohë më parë, askush nuk mund të hynte në studion e mjeshtrit të madh të letërsisë shqipe, Ismail Kadare, por prej 1 qershorit të 2019-ës, të gjithë të apasionuarit pas letërsisë, apo kureshtarët, mund të prekin nga afër jetën e Kadaresë prej vitit 1974 deri në 1990.

Duke ecur në të njëjtën atmosferë ku dikur jetoi e shkroi Kadare, të gjithë kuriozët kanë mundësinë që të shohin nga afër vendet ku shkroi, librat që e formuan, të njihen me historikun e jetës së tij private dhe publike si dhe të shohin nga afër dorëshkrime, përkthime, fotografi dhe gjithçka tjetër që i vlen njohjes së këtij personaliteti sa kompleks aq edhe kombëtar e ndërkombëtar.

Ky apartament nuk ishte vetëm vendbanimi i Kadaresë, por edhe vendi i tij i punës, meditimit e krijimit. Përveç përmasës personale Shtëpia Studio e Kadaresë funksionon mirëfilli edhe si hapësirë studimore.

Me botimet e saj origjinale në shtëpi, me bibliotekën kushtuar Kadaresë dhe një arkivë për botimet e shkrimtarit, dhoma e katërt shërben si ambjent kushtuar studimit, e cila synon të ofrojë një hapësirë për cilindo studiues a dashamirës dijeje.

Drejtoresha e Shtëpisë Studio Kadare, Ana Shkreli e ftuar në emisionin “Good Morning Albanians”, në Euronews Albania u shpreh se 2019 ka qenë një vit shumë i mirë për shkrimtarin dhe letërsinë shqiprtare.

“Mund të themi që ky vit ka qenë një vit shumë i mirë për shkrimtarin, por edhe për letërsinë shqiprtare. Dy çmimet prestigjioze që ka marrë “Nobeli Amerikan” dhe çmimi në Korenë e Jugut kanë ndikuar për njohjen e shkrimtarit ndëkombëtarisht”, është shprehur Shkreli.

Gjithashtu, drejtoresha e Shtëpisë Studio Kadare, është shprehur se numri i vizitorëve sa vjen e rritet.

“Interesi ka qenë i përditshëm, ne kemi për ditë vizitorë. Janë kryesisht njerëz që vijnë nga Evropa Veriore, Skandinavi, Gjermani edhe Francë, por shumë vizitorë vijnë edhe nga diaspora shqiptare”, ka shtuar Ana Shkreli.

Ndërsa si gjënë më të veçantë ose në shtëpinë studio të Kadaresë ajo ka veçuar dorëshkrimet origjinale të autorit.

“Dorëshkrimet origjinale të autorit, letërkëmbimet, fotografitë, por edhe çfardolloj gjëjë që rikrijon histrinë e tij intelektuale dhe sociale”, ka thënë Shkreli.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?