Shtëpija e barit në Kaninë dhe sekuestrimi i 262 kg drogë, pranga të riut në kërkim

1 Shkurt 2024 | 11:56

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi ishte shpallur në kërkim si pjesë e një grupi kriminal që kishte kultivuar kanabis në një shtëpi bari në fshatin Kaninë.

Operacioni në të cilin u shpall në kërkim i riu u zhvilllua në vitin 2021, ku policia sekuestroi 262 kg kanabis dhe arrestoi 2 persona për kthimin e një ambienti të mbyllur në serë për kanabisin.

Materialet proceduriale në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme proceduriale.

“Si rezultat i kontrolleve nga shërbimet e Policisë Rrugore, pas shkëmbimit të informacioneve me DVP Tiranë, është kapur shtetasi K. Gj., 40 vjeç, banues në Vlorë. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, ”Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas u kryen nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve i DVP Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e sotme. Sipas të dhënave paraprake...
22:44 | 18/07/2026

Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit

Dy turistë gjermanë nga 18-vjeç kanë humbur orientimin pasditen e sotme teksa po eksploronin malin e Çikës. Sipas informacioneve paraprake, ata kishin nisur ecjen rreth...
22:06 | 18/07/2026

Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz

Aktivistja Etleva Merko dhe ish-drejtuesi i policisë Faik Basha, të ftuar këtë të shtunë në Review me Greta Topjanën në Euronews Albania, kanë debatuar lidhur...
21:52 | 18/07/2026