Shtëpitë e të moshuarve pa psikiatër/ KLSH: 45% probleme të shëndetit mendorë

1 Mars 2024 | 16:08

“322 të moshuar jetojnë në 6 qendrat rezidenciale, që gjenden në Tiranë, Shkodër, Kavajë, Fier, Gjirokastër dhe Poliçan.

Një raport i KLSH ka nxjerr në pah se në asnjë prej këtyre institucioneve nuk ka një mjek psikiatër, në një kohë kur 45% e të moshuarve kanë probleme”.

Në dokumentin e hartuar nga audituesit, vërehet se veç mjekut psikiatër në  këto shtëpi të moashuarish, ka edhe mungesë të mjekëve të tjerë specialist.

“Mungesa e angazhimit të mjekëve specialist në Institucionet Rezidenciale, për kryerjen e ekzaminimeve periodike, mund të sjellë mungesë të identifikimit të problemeve dhe defiçiteve funksionale që çojnë në uljen e cilësisë së jetës për personat e moshuar”

Ne disa qendra është vërejtur edhe pamjaftueshmëri e stafit në shërbim të të moshuarve.

“Edhe pse avokati i popullit e ka ngritur si shqetësim mungesën e një automjeti në këto institucione rezidenciale për të moshuarit, asnjë prej 6 qendrave nuk e disponon atë, duke vështirësuar kështu jo vetëm pamundësinë e aktiviteteve të ndryshme për të moshuaarti por edhe  rastet emergjente kur ata kanë nevojë të shkojnë në spital.”

Sa i takon këtij shqetësimi, Euronews Albania, mësoi se në shtëpinë e të moshuarve në Tiranë, kjo problematikë është drejt zgjidhjes. Drejtues të këtij institucioni kanë dërguar shkresa të një pasnjëshme institucioneve përkatëse dhe pritet që së shpejti një automjet t’ju vihet në dispozicion.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026