A është Transnistria “kurthi” i radhës i Putinit? Eksperti: Pse ngjan me Krimenë
Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Dritan Hoti, ishte i ftuar këtë të premte në Euroneës Albania, ku komentoi situatën e luftës në Ukrainë, por dhe synimet e Vladimir Putin në Evropën Lindore.
Hoti tha se Trasnistria, një rajon me popullsi ruse në Moldavi mund të jetë targeti i radhës i ushtrisë ruse.
Sipas profesorit, edhe pse Rusia nuk ka interesa strategjikë në territorin e Transnistrias, mund ta përdorë atë si një bazë nga ku do të godasë qytetin e Odesës në Ukrainë.
Ai e krahasoi rajonin moldav me krimenë, pasi në vitin 1924 iu hoq nga Stalini Ukrainës dhe iu dha Moldavisë.
“Transnistria i ngjan rastit të Krimesë në një farë mënyre, Pasi Transnistria ka qenë pjesë e Ukrainës deri në vitin 1924. Për t’i bllokuar Moldavisë daljen në Detin e Zi, Stalini mori një pjesë të Moldavisë dhe ia dha Ukrainës, duke i dhënë mundësi daljeje në Danub. Ndërkohë atë që quhet rajoni autonon i Transnistrias, i përbërë nga 5 mijë km katrorë dhe gjysmë milioni banorë ia bashkëngjiti Moldavisë. Gjatë luftës së Dytë Botërore regjimi i Antoneskut që ka qenë aleat i Gjermanisë ka kryer krime dhe zhvendosje njerëzish të një natyre anti-semike. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik ai është një rajon ku ka mbetur ende drapëri dhe çekani. Është një rajon që nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me Rusinë. Dhe Rusia ashtu si OKB vetë nuk e ka njohur si entitet të pavarur, por ka pasur 1500 trupa ushtarake aty pasi ka pasur pretendime. Aktualisht Putini mund të projektojë një krizë, pasi Transnistria është një pikë strategjike për të goditur Odesën. Ndoshta Odesa do të jetë targeti i ri i ushtrisë ruse,. Por kjo do të krijonte një vatër të re krize që do të ishte e papëlqyeshme pasi aty afër është Rumania që është një fuqi e NATO-s. Por nuk mendoj se Rusia ka një interes të drejtpërdrejtë dhe strategjik në Transnistria”, tha Hoti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion