Shtëpitë mbi 10 mln dollarë, Dubai kryeson shitjet

6 Korrik 2023 | 14:10

Kërkesa në rritje për shtëpi luksoze e ka çuar Dubain të parin në listën e qyteteve me më shumë shitje në tregun e pasurive të paluajtshme. Pas tij renditen këtë vit, Hong Kongu, Nju Jorku e Londra.

Dubai ishte tregu më i madh për shtëpitë me vlerë mbi 10 milionë dollarë në tremujorin e parë të 2023, ku u kryen 92 blerje, me vlerë 1.7 miliardë dollarë, sipas hulumtimit nga konsulenca e pasurive të paluajtshme Knight Frank. Për krahasim, Hong Kongu kishte 67 transaksione me vlerë 988 milionë dollarë, Nju Jorku mblodhi 942 milionë dollarë në 58 prona dhe 36 shitje u realizuan në Londër me vlerë 736 milionë dollarë.

Shumë nga individët më të pasur në botë po i drejtohen Dubait si një parajsë financiare, pasi ata konkurrojnë për të blerë një stok të kufizuar të pronave të nivelit të lartë.

Në harkun kohor 5-vjeçar, numri i shitjeve të shtëpive me vlerë 10 milionë dollarë në Dubai është rritur shtatëmbëdhjetë herë.

Në bazë vjetore, Londra zuri vendin e parë vitin e kaluar me 246 shtëpi të shitura për 4.7 miliardë dollarë, krahasuar me 3.9 miliardë dollarë të mbledhura në Dubai në 224 transaksione.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta

Rreth 200 individe me te ardhura te larta ne vendin tone, po kontrollohen per pasurine e tyre. Drejtoria e Tatimeve thote se deri me tani...
18:26 | 13/07/2026

Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca

Banka e Shqipërisë ka mbyllur licencat për 83 zyra të këmbimit valutor gjatë vitit 2025. Vendimi është marrë, pas shkeljeve të konstatuara dhe evazionit në...
18:23 | 13/07/2026

Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs

Këtë të hënë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të...
15:35 | 13/07/2026